TIRANE- Kërkon ndihmën e policisë pasi telefonoi në sallën operative me numrin 129, dhe denoncon se është marrë peng. Ndërsa pasi kontakton me oficerët e policisë mohon pengmarrjen.
Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit në kryeqytet ku 53-vjeçari Fatos Bufasi shofer i fugonit të linjës Lushnjë-Tiranë ka alarmuar policinë.
Nga hetimet paraprake nuk rezulton të jetë kryer një pengmarrje, ndërkaq uniformat blu janë ende duke punuar mbi denoncimin e bërë, pasi ka dyshime se Bufasi mund të ketë tërhequr denoncimin për shkak të kërcënimeve me jetë.
Policia është duke verifikuar tabulatet e telefonit të 53-vjeçarit, ndërsa ndaj tij ka nisur dhe një procedim për telefonatë të rremë në organet e rendit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com