SHBA- Ditën e djeshme 6 avionë luftarak rusë u zbuluan dhe u identifikuan, nga forcat ajërore amerikane, ndërsa flututronin shumë pranë me kufirin ajror të SHBA-ve. Ndërkohë, po ditën e djeshme, ankesa më konkrete mbi shkelje të hapësirës ajrore nga ruset, vijnë dhe nga Suedia.

Lajmin e kanë konfirmuar dhe zyrtarë të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, por që gjithashtu kanë konfirmuar se në rastin në fjalë nuk është shkelur zona ajrore e Ëashingtonit.

Në fakt dy avionë IL-78, dy Mig-31 dhe dy bombardues me rreze të gjatë, të gjithë të forcave ajrore ruse kanë hyrë, pa shkuar më tej, vetëm në zonën ADIZ (Zona e identifikimit të forcave ajërore). Sipas zyrtarëve amerikanë kjo gjë ndodh më shpesh nga seç mendohej nga opinion publik. Ky lloj incidenti ndodh gati rreth 10 herë në vit.

Dhe pse nuk u shkel kufiri ajëror i SHBA-ve, këto të fundit gjithsesi nuk kanë nguruar të ngrejnë në ajër, menjëherë pas zbulimit, dy avionë luftarakë F-22, sëbashku dhe me dy CF-18 të nisur nga Kanadaja.

Gjithashtu, të premten, Ministria e Punëve të Jashtme suedeze deklaroi se dy avionë luftarak rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore suedeze në jug të ishullit Oland në Baltik. Ministri e quajti si “shkelje serioze” dhe gjithashtu ka thirrur në takim ambasadorin rus në Stokholm.


Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)