Një tërmet me magnitud 8.2 ka goditur Gjirin e Alaskës, ndërsa është përhapur alarmi për cunami.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 175 milje në juglindje të Kodiakës në Alaskë, në një thellësi prej 6 milje, ndërsa lëkundjet janë ndjerë pas mesnatës. 

Menjëherë pas tërmetit, autoritetet kanë lëshuar alarmin për cunam në jug të Alaskës, ishujt Aleutian dhe British Columbian në Kanada. Alarmi i cunamit është përhapur edhe në Kaliforni, Oregon dhe Uashington, sipas Qendrës së Paralajmërimit të Tsunamit.

Disa peshkatarë në qytetin e Kodiakut të cilët ndodheshin në det, kanë ndjerë tërmetin që ka vazhduar për një minutë ndërsa i gjithë qyteti po evakuohet.

tsunami
(Alarmi për cunamin në Alaskë)

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com