'Alba Exotic Fruit' mbetet nën sekuestro, Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin! I është kapur kokainë 6 herë në Portin e Durrësit! Pronari në qeli prej 6 prillit

'Alba Exotic Fruit' mbetet nën sekuestro, Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin! I është kapur kokainë 6 herë në Portin e Durrësit! Pronari në qeli prej 6 prillit

Alba Exotic Fruit, pronari Eduard Dauti

Alba Exotic Fruit mbetet nën sekuestro. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta mëson se Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën në rekurs! Kujtojmë se pronari i kompanisë Eduart Dauti ndodhet në burg që prej 6 prillit të kaluar. Në kontejnerët e 'Alba Exotic Fruit' është gjetur 6 herë kokainë me një sasi rreth 180 kg. 

Kujtojmë se 2 javë më parë Gjykata e Posaçme i ka dhënë tre muaj afat SPAK që të hetojë trafikun e kokainës të kapur në kontenierët e kompanisë Alba Exotic Fruit që sollën banane në Shqipëri. Afati është përcaktuar deri më 13 tetor 2022 pasi SPAK thotë se po pret letër-porosi nga Holanda dhe Ekuadori. Për këtë aktivitet kriminal janë ndaluar dy vëllezërit Eduart Dauti dhe Bajron Gumeni.

Gumeni e Dauti mohojnë përfshirjen në trafik droge dhe deklarojnë se merren me fruta. SPAK ka dërguar letër porosi në Ekuador e Holandë për kontatet apo lëvizjet e Dautit, Gumenit dhe kontenierëve të tyre. Kësaj firme në harkun kohor 3 vite i janë kapur 6 sasi të ndryshme me kokainë. 

Eduart Dauti është administrator dhe aksioner me 90% i kompanisë “Alba Exotic Fruit”. 10% të aksioneve i ka Barjon Gumeni, i arrestuar në 13 korrik 2021, pas kapjes së ngarkesës së radhës me kokainë në kontejnerin e kompanisë. Barjon Gumeni ka ndryshuar emrin dhe është vëllai i Eduart Dautit.

Në kontejnerët me banane që vinin nga Amerika Latine në Portin e Durrësit të porositura nga kompania “Alba Exotic Fruit” u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme. I fundit ishte ai i 12 tetorit 2021 që u kapën 10 kilogramë kokainë. Më herët, në 7 shtator u kapën 7.7 kg, në 13 korrik u sekuestruan 11 kg e 675 gramë kokainë, ndërsa 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera. Më 29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën 7.25 kilogramë kokainë.

Kompania 'Alba Exotic Fruit' rezulton e përmendur edhe më parë në 'historinë' me trafik droge ku në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion