Alba feston 25-vjetorin: U bëfsha
100 vjeç...dhe një dhuratë speciale

Alba feston 25-vjetorin: U bëfsha<br />100 vjeç...dhe një dhuratë speciale
Alba Çobaj ka festuar gjatë mbrëmjes së Halloween-it...ditëlindjen e saj. Konkurentja energjike dhe luftarake e "Big Brother" ka festuar përvjetorin e 25-të mes miqsh në një nga lokalet e kryeqytetit.

Alba dukej plotësisht e rikuperuar nga ndërhyrja estetike që bëri në hunde pak kohë më parë, ndërsa shkëlqente e veshur me një fustan mbrëmjeje të kuq që nxirrte në pah linjat e saj elegante.

Kjo ditëlindje me siguri do të mbahet mend gjatë nga Alba, edhe pse pa një partner në krahë, jeta e ish-banores së Big Brother ka marrë një kthesë të fuqishme në një kohë relativisht të shkurtër.

Bukuroshja i dhuroi vetes një tatuazh të veçantë, si për të mbajtur në mendje synimet që i ka vënë vetes. “Më kishte marrë malli për tattoo”,- ka shkruar ajo në Facebook, duke përkthyer edhe frazën e pikturuar në latinisht. “Aut Caesar aut nihil…”(Proverb latin që në shqip do të thotë “Ose Çezar, ose asgjë”). 




Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

50/4
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)