Alban Bushi ka përforcuar radhët e ekipit kombëtar U-21 me talentin e ardhur nga U-19.
Talenti i Inter-it, Armand Rada, ka marrë një ftesë nga trajneri Alban Bushi për dy ndeshjet e marsit, kundër Sllovakisë, të vlefshme për kualifikueset e Europianit. 

Lojtari i datëlindjes 1999 ka spikatur me paraqitjet e tij me të rinjtë e Interit në dy sezonet e fundit, duke ndihmuar këtë skuadër të arrijë objektiva të rëndësishëm si fitoren e Superkupës së Italisë.

Aktivizimi i tij i rregullt me të rinjtë e skuadrës së njohur italiane ka bërë që edhe FSHF të shohë më me vëmendje evoluimin e futbollistit.
Trajneri Bushi ka menduar që ta bëjë pjesë të grupit.
Njoftimin për ftesën e Radës e ka bërë vetë klubi i Inter-it.

 

a.m/Shqiptarja.com