Largimi i Vuçic nuk ndryshon asnjë qasje ndaj Kosovës! Nuk e kam pasur kurrë këtë iluzion! Madje, mendoj se në raport me Kosovën do të vij një periudhë më e vështirë, sepse këta që po vijnë nuk kanë eksperiencë shtetformuese dhe kanë orientim popullor e ndoshta edhe më ekstrem!

Prandaj kam theksuar se për BE, ndryshimi i lidershipeve nuk shihet më shumë optimizëm, sepse e reja që mund të vijë mund të jetë version më i gabuar se establishmenti ekzistues! Në  këto kohë të trazuara ndërkombëtare, ndoshta vendet e BE, preferojnë establishmentet ekzistuese të vendeve që duan të anëtarësohen, sepse ajo që mund të jetë në pritje të ndodhë pas derë është e panjohura dhe kjo e fundit krijohen efekte suprize dhe shoqerohet edhe me të panjohura!

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se politikisht ngjarjet dhe zgjedhjet e Serbisë nuk duhet të merren si model apo edhe si frymëzim për Shqipërinë! Argumenti se serbët janë kundër shqiptarëve dhe çdo gjë që ndodhë atje nuk është e mirë per ne është e gabuar.

Zgjedhjet në Serbi janë një leksion se çfarë mund të ndodhë e ndoshta duhet të ndodhë edhe në Shqipëri! Situata është e ngjashme, sepse  kemi qytetarë, studentë, shumicë apo jo nuk di t'a them, por që janë ngritur kundër klasës politike dhe establishmentit tonë!

Pra, emërues i përbashkët si në Serbi dhe në Shqiperi edhe fakti se kemi qytetarë që për shkak të pakënaqësive ose edhe orientimit politik janë ngritur ndoshta me misionin ose qëllimin për përmbysje të mëdha!

Në Shqipëri vazhdojnë përplasjet e ndërsa Serbia duket se politikisht pas zgjedhjeve e ka gjetur zgjidhjen e paqen sociale  edhe pse kjo duhet parë në planin afatgjatë!

Në Serbi kryengritësit formuan subjektin e tyre politik e hynë në zgjedhje duke mundur Vuçic dhe duke eliminuar bashkë me të, le të themi, edhe opozitën tradicionale!

Ky është një model i mundshëm dhe i arsyeshëm zgjidhje edhe për ngërçin në Shqipëri!

Të gjithë këta që po protestojnë në Shqipëri për ndershmëri sociale, por edhe për koherencë të kërkesave të tyre duhet të formojnë subjektin e tyre politik e të përballen politikisht me Ramën dhe jo vetëm!

Mësimi tjetër i rëndësishëm i rastit të Serbisë, që jo vetëm unë, por edhe të tjerë e kanë artikuluar është se: nëse ka frymë nuk ka forcë politike që nuk mundet! Studentët e mundën e Vuçic e bashkë më të edhe sistemin e tij!

Pra, teoria opozitare shqiptare se Ramën nuk e mundim dot, sepse ka krijuar një sistem nuk qëndron!

Madje, duke ju referuar historisë, shpesh kam theksuar se qytetarët kur ngrihen e kanë frymë mundin e mposhtin edhe regjistrime tipike diktatoriale!