Kosova në veçanti është trajtuar si çështje, problem e dhimbje e krejt shqiptarisë! Në raport me Kosovën asnjëherë shqiptarët nuk kanë qenë të ndarë as në qëndrim dhe as në veprime!
Kosova është e pavarur, falë kontributit të të gjithë shqiptarisë, që nuk kanë kursyer as sakrificat dhe as flijimin kur kauza e ka kërkuar.
Shqiptarët e Kosovës, praktikisht kanë qenë vazhdimisht në luftë ndaj Serbisë, e cila në çdo kohë është sjellë padrejtësisht me t'a, por kulmi i qëndresës është padyshim lufta dhe qëndresa heroike. Disa e kanë konsideruar gjeneratën e Uçk si më të artën pas asaj të Skënderbeut. Unë, s'jam plotësisht dakord me këtë, sepse Kombi shqiptar ka pasur vazhdimisht burra që permesso penës e qëndresës kanë shkruar faqe të arta në historinë tonë kombëtare
Shqipëria, si shteti amë ka një kontribut të jashtëzakonshëm për pavarësinë e Kosovës. Në kohën e Luftës qindra djem dhe vajza nga Shqipëria, lanë familjet e tyre dhe disa edhe Perëndimin për të shkuar e rënë heroikisht në Kosovë. Nëse do të kërkohej në atë sa shqiptarë do të shkonin në luftë për të mbrojtur Kosovën të gjithë do të thoshin një zëri "Po, jemi gati"!
Për Kosovën, shqiptarët kudo ku janë, kanë që gati. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare është një nga faqet më të ndritura të historisë tonë kombëtare. Ata kanë bërë qëndresë heroike përballë një makinerie ushtarake për të mbrojtur oborrin e shtëpisë, familjen, gjakun e të parëve dhe identitetin e tyre shqiptarë.
Rruga e Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetën me plotë sfida si për forcimin e shtetit ashtu edhe për pjesëmarrjen e saj në organizata ndërkombëtare. Megjithatë, kam besimin e plotë se Pavarësia e Kosovës është një proces pa kthim.
Në Kosovë nuk ka komb "kosovar", por ka "komb shqiptar", autokton që përbën shumicën dhe minorancë të tjera që janë produkt i historisë së saj në përpjekje të vazhdueshme për të qenë e pavarur. Kush shqip "komb Kosovar" nuk e ndihmon Kosovën, por e fut në skutat të paqarta në të ardhmen.
Kushdo që mendon se Kosova është tashmë e pavarur dhe nuk ka nevojë më për Shqipërinë apo për faktorin shqiptar kudo ku ndodhet, përsëri nuk i shërben forcimit të saj!
Kosova është edhe produkt pa dyshim i Shba-ve dhe aleatëve. Prandaj, rruga e Kosovës duhet të jetë NATO dhe anëtarësim në BE! Kush nuk e mendon kështu nuk i shërben pavarësisë së Kosovës!
Kosova feston me krenari pavarësinë e saj të 18 dhe e pret një ardhmen me plot sfida, por padyshim dinjitoze ashtu si vetë historia jonë kombëtare që nuk ka qenë aspak e lehtë, por e mbushur me plotë sakrifica.
Komente











