Alban Hoxha: Shkodranët janë
kthyer si “mace e zezë” e Partizanit

Alban Hoxha: Shkodranët janë<br />kthyer si “mace e zezë” e Partizanit
Sfida përballë Vllaznisë është një test mjaft i rëndësishëm për Partizanin, pasi vjen pas një barazimi me Flamurtarin që e zbriti nga vendi i parë, ndërsa shkodranët paralajmërojnë të kuqtë se nuk do ta kenë aspak të lehtë nisur nga historia, por edhe e faktit që këtë edicion ndali kampionët në shtëpi.
 
“Na duhet patjetër fitorja, ndonëse jemi të vetëdijshëm që me Vllazninë do ta kemi të vështirë. Vitet e fundit kemi vuajtur jo pak dhe si i thonë, shkodranët janë kthyer si “mace e zezë”.
 
Kemi bërë shumë gabime gjatë ndeshjeve të fundit , tashmë nuk na lejohen më hapa fals dhe duhet të mendojmë të fitojmë, në të kundërt rruga për fitoren e kampionatit do të bëhet shumë e vështirë.
 
Nuk i trembemi asnjë ekipi, Vllazninë e respektojmë për emrin dhe lojën e bukur që bën. Fusha ku do të luajmë ka vështirësinë e vet sepse jemi mësuar me Qemal Stafën, por ne do bëjmë punën tonë dhe shpresojmë në një rezultat pozitiv.
 
Ndeshja me Flamurtarin ka ndikuar pak te nxitja e egos tek ne, por jemi të qetë si ekip dhe duhet të synojmë patjetër fitoren. Të gjitha repartet luajnë rolin e tyre në fushë, dhe goli që të bëhet vjen nga sulmi e deri te mbrojtja.
 
Afrimet që janë bërë janë cilësore por mbetet dhe pak kohë që ata të përshtaten e të shkrihen me ekipin. Jam ulur pranë Kupës së fituar të enjten nga Ekipi U-19.
 
Suksesi i një klubi fillon nga moshat, dhe më vjen mirë që dje pashë djem të talentuar, ambiciozë dhe me të ardhme të mirë. Shpresoj që kjo Kupë të jetë ogur i mirë për ne dhe së shpejti të kemi afër Kupën e Madhe”tha kapiteni.
 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës