Alban Meha jashtë Euro 2016, De
Biasi shpërthen: Mos i fusni hundët 

Alban Meha jashtë Euro 2016, De<br />Biasi shpërthen: Mos i fusni hundët 
I irrituar, arrogant dhe kritik. Trajneri i kombëtare shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi është shfaqur para gazetarëve si rrallë herë.

Tekniku i ka dhënë një përgjigje të prerë drejtorit të ekipit të Partizanit, Dervishi për listën e lojtarëve që ka grumbulluar dhe mungesën e vëmendjes ndaj Superiores.

“Unë nuk i fus hundët në punët e të tjerëve, këtë kërkoj që ta bëjnë edhe të tjerët me punët e mia”. Kritikave për mungesën e Mehës në listën për miqësoret e fundit, De Biasi u ka dhënë një përgjigje të fortë që pritet të hapë shumë debat. “Meha ka luajtur për Euro 2016 vetëm 13’, mund ta lëmë jashtë grumbullimit për Europianin”.

Mungesën e Latifit, Manajt dhe Rrahmanit, tekniku e ka justifikuar kështu “Kam ftuar vetëm Rashicën për ndeshjen me Luksemburgun, pasi të tjerët kanë ndeshje të rëndësishme me U-21”.

Në fund ka edhe një përgjigje të prerë liderin e grupit. “Nuk ka unë në kombëtare, por ne, lideri është grupi. Ekipet e tjera në Europian mund të kenë lojtarë të mirë, por ne kemi grupin”përfundoi ai ndër të tjera.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)