Alban Skënderaj prej kohësh është shkëputur nga daljet televizive, apo nga publikimi i projekteve të reja. Më herët është raportuar se këngëtari mund të jetë duke kaluar probleme në çift, por arsyeja nuk është kjo.
Vëllai i tij, Taulant Skënderaj ka pësuar një aksident automobilistik dhe ka qenë në gjendje kome prej disa muajsh. Këtë e ka konfirmuar një gazetar, shok i ngushtë i vëllait të Albanit.
Ditë të vështira kanë qenë këto të fundit për familjen Skënderaj, por gjithçka duket se është hedhur pas krahëve, pasi Taulanti u zgjua nga koma pak ditë më parë.
Këngëtari e përmbushi misionin e tij si vëlla shembullor dhe me siguri do të niset drejt Gjermanisë, pranë Miriamit, ku do të vijë në jetë edhe fëmija i parë i çiftit.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com