Alban Skenderaj: Ju rrëfej frikën
më të madhe që kam në jetë /VD

Alban Skenderaj: Ju rrëfej frikën<br />më të madhe që kam në jetë /VD
Këngëtari Alban Skenderaj është i adhuruar nga të gjithë publiku shqiptar për zërin e tij dhe këngët e mrekullueshme që na ka dhuruar ndër vite.

I ftuar në një nga klubet e Tiranës, Albani ka dhënë një intervistë për Report Tv, në emisionin ''Da'sara Show''. 

I pyetur nga Dasara, se nëse ka ndonjëherë frikë pasi i ka arritur të gjitha në jetë, një karrierë të suksesshme, familje të mrekullueshme...Albani nuk ka nguruar të thotë se' "Po, ka frikë".

‘’E kam shpesh këtë frikë, edhe fatkeqësisht jam një tip që nuk gjej shumë lehtë paqe. Por mundohem të shijoj këtë që kam sepse në fund të fundit nuk kam pak. Por kur je artist je pak i trazuar, edhe sikur je në mungesë të diçkaje dhe ke një ankth që të përcjell gjithë jetën’’, është shprehur Albani.

Albani ka folur gjithashtu për vajzën e tij, e cila ka ndryshuar jetën e një prej këngëtarëve më të mirë që ka Shqipëria.

Kantautori ka treguar gjithashtu se me këngët e tij merret vetë ai personalisht. Çdo gjë është e realizuar nga ai, si teksti dhe muzika.

I njohur për tekstet e shumta kushtuar dashurisë me një emocion të jashtëzakonshëm, Albani ka sjellur për publikun këngën më të re të tij ‘’Stoli i Trëndafilave’’ e cila pa diskutim do të jetë kolona zanore e këtij dimri të frohtë. 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe