Albana Osmani: Unë një fanse e hershme
e Big Brother Albania

Albana Osmani: Unë një fanse e hershme <br />e Big Brother Albania
Gjithçka nisi me intervista në terren për të vijuar me “Look” dhe “Kupid”, dhe sot padyshim një nga prezantueset më në zë të vendit. Albana Osmani një prej moderatoreve të Top Channel ka nisur një tjetër eksperience televizive, siç është BB Fan’s Club. E njohur për stilin e saj të veçantë, Osmani ka provuar një sërë sfidash dhe ia ka dal mbanë, duke sjell gjithnjë risi dhe duke mos përsëritur vetveten. Spektakle si Top Fest, Albanian’s Got Talent, E Diell , etj kanë qënë të gjitha “provime”, të kaluara me sukses prej saj. Në një intervistë për Suplementin THASH& THEM, Osmani rrëfen eksperiencën e saj në Fan’s Club, duke e cilësuar atë si një hap tjetër në karrierën e saj televizive. Ajo flet edhe për banorët dhe lojën e tyre, por nuk lë pa përmendur edhe bashkëpunimin me opinionistin e Fan’s Club Olti Curri, që sipas saj është një nga personazhet më karizmatik dhe që bën të ndihet komod në këtë eksperiencë të re të sajën. Surprizat janë gjithnjë pjesë e Albanës, kjo edhe si pasojë e tipit të saj krijues, ndaj së shpejti atë do ta shohim edhe si këngëtare, në bashkëpunimin që ajo do të sjellë me Mentor Hazirin. Një këngë që ka si producent Flori Mumajesin, dhe që siç shprehet bukuroshja Albana Osmani do të jetë një super hit.


Albana keni nisur një eksperience të re televizive, siç është Big Brother Fan’s Club. Si ndiheni?

Ndihem shumë mirë një program televiziv që vjen të dielave pas mesdite, ku përreth 2 orë transmetimi live trajtohet gjithçka ndodh në BB5.

Cfarë ju tërheq?


Të jesh në moderimin e këtij lloj formati televiziv, sikurse është BB Fan’s Club për mua është të bëj atë që kam dashur. Të komunikojë me të ftuar të shumtë, me të eleminuarit e shtëpisë , me njerëz të njohur të medias dhe televizionit. Pra është të krijosh një marrëdhënie me më shumë dimensione, sesa ndërsa je thjesht ti para kameras me apo pa një partner në krah duke prezantuar. Mbetet sfiduese deri në minutën e fundit gjithçka ndodh , pasi tematika mbetet reality, të ftuarit i referohen me po aq realitet dhe nën këndvështrime të ndryshme. Ndaj menaxhimi i së gjithës është thjesht fantastik.

E keni ndjekur më përpara Big BrotherAlbania?

Po e kam ndjekur gjithmonë, kam qënë fanse këtij programi si të gjithë shqiptaret dhe sigurisht unë ndoshta edhe më tepër pasi është produksion i TV ku unë jam rritur e formuar dhe që investoj përditë. Është si të dal nga shtëpia ku jam rritur , një “orendi”, për mua është më e çmuar dhe jo thjesht një “nga orenditë”. Ndaj e kam ndjekur dhe më parë me shumë vëmendje.

Është BB angazhimi juaj kryesor?

BB Fan’s Club është angazhimi im këto kohë. Por sigurisht në vazhdim më presin të tjera objektiva.

I ndiqni banorët, si ju duket loja e tyre?

I ndjek vazhdimisht. Loja e tyre sapo ka filluar. Secili ka karakteristikat e tij, që po evidentohen ditë pas dite. Dikush me strategjitë e tij , dikush nën trysninë e nominimit apo në reflektimin e provës së javes dhe testeve të BB. Duket se do sjellin produktin final, të zbulojmë kush janë banorët e këtij edicioni që do fitojnë simpatinë e publikut, i cili do ti çojë drejt finalizimit të këtij produksioni kaq të ndjekur televiziv.

Ç’mendim keni për djemtë dhe vajzat brenda shtëpisë?

Djemtë dhe vajzat janë të gjithë nën një test: “Kush do fitojë këtë “lojë”. E vendos në thonjëza se në aparencë të gjithë ne nga jashtë duket sikur i ndjekim , edhe nën këtë këndvështrim, por duhet kuptuar se mbetet e tillë. Pra një lojë, por nuk përkufizohet thjesht në këtë kuadër. Luhet fortë me gjithçka.Mbi të gjitha me personalitetin e gjithsecilit, me karakterin e zhvilluar deri në këtë moshë të gjithsecilit, karakter që nuk na sjell çudi nëse edhe fillon të ndryshojë për shkaqe dhe motive që te qenurit pjesë e një reality. Kushdo do të reagonte në formë apo mënyre krejtësisht personale ndaj testi psikologjik mbetet shumë shumë i fortë. Padyshim është një kohë që do kujtohet gjithmonë nga të gjithë banorët si e paharrueshme në jetën e tyre.

Keni pasur në studio banorët e eleminuar nga BB, si ju janë dukur ata brenda dhe jashtë shtëpisë?


Po kemi pasur të ftuarin e parë Elvisin, të tjerët do ti kemi me rradhë të dielave në Fan’s Club. Si mu duk Elvisi?! Një djalë shumë qytetar dhe i qetë , nuk ndryshonte aspak me atë që kishim ndjekur brenda shtëpisë, vetëm nga afër ishte edhe më i pashëm. Do uroja të arrinte objektivat e tij për avancim në boten e modelingut, duke qënë se kjo ishte edhe një ndër arsyet se pse ai u bë pjesë e këtij reality show .

Ç’mund të na thoni për lidhjet apo për pëlqimet e para brenda shtëpisë së BB?


Pëlqime?! Unë them më tepër se kaq. Pasi koha ka vërtetuar edhe në edicionet e mëparshëm që edhe janë lidhur dhe dashuruar realisht, pavarësisht sesa iu ka funksionuar si raport në kushtet normale pas daljes nga shtëpia e BB. Edhe pse ne bëjmë llogari nisur nga jeta jonë, llogaritja e intensitetit të njohjes së banorëve me njëri – tjetrin kualifikohet edhe më shumë se në realitetin normal të një njohjeje, pasi ata jetojnë 24 orë me njëri – tjetrin dhe ndodh që ose e pëlqen dikë dhe bashkëjetesa merr një tjetër kuptim. E përditshmja aty brenda ka më shumë motiv për vet banorët por edhe për interesin e publikut, sepse kurioziteti është i madh se si ndërtohen, sesi zhvillohen dhe sesi përfundojnë. Unë them shumë mirë le të jenë kështu siç janë të lirshëm , se në fund të fundit ky është edhe realiteti jashtë në një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë.

Keni krijuar një ide se kush mund të jetë finalisti i BB5?


Është pak herët për të dhënë opinione. Por aty ka lojtarë shumë të fortë, që tashmë edhe janë evidentuar disi.

Si ndjeheni ndërsa keni në studio Olti Currin si opinionistin e Fun’s Club?


Me Oltin ndjehem shkëlqyeshëm. Është një nder personazhet më karizamatik që njoh. Ndjehem e sigurt ndërsa e kam aty, pasi niveli i komunikimit mes nesh është në super standart, sepse kemi të njëjtin sens humori. Olti është një prezantues dhe në rastin konkret një opinionist i drejtëpërdrejtë dhe ka shije të hollë në atë çfarë transmeton në gjitha opinionet e tij. Jemi të dy shenja Gaforrja në hororskop, kështu “Prepare to die everybody “ (qesh).

Si do ta cilësonit BB Fan’s Club në raport me spektaklet e tjera që keni provuar. Kush është e veçanta e tij?


Do ta cilësojë si një hap tjetër në karrierën time. E veçanta e këtij program siç e përmenda edhe më lart mbetet reality dhe dinamika e energjisë së përcjellë 24 orë në 24 i BB. Të përfshin totalisht edhe në transmetimin përreth 2 orësh në Fan’s Club .

Keni prezantuar shumë spektakle në Top Channel, ku jeni ndierë më mirë?

Jam ndjerë shumë mirë me secilin nga programet. Kanë ardhur në kohën e duhur. Kur njeriu e do punën e tij dhe mundësi për progres i jepet, ndihet i realizuar. E tillë ndihem unë.

Jeni një nga prezantueset me luk shumë të vecantë, kush merret me veshjet tuaja?


Studimet e mia për pikturë dhe statusi si e tillë padyshim është përcaktuesi i përgjigjes time në këtë rast. Por dua të falenderojë shumë bashkëpunëtoret e mija Rovena Agolli, kuratore estetike e imazhit në Top Channel , Marinela Cavo ,Matilda Gjyshi ,make up artistët. Dhe një liste e gjatë me emra që në mos në një produksion në një tjetër, kanë qenë pjesë e përditshme e imazhin tim , që ai të jetë i duhuri.

Ju keni studiuar për pikturë, sa ju ka lënë hapësirë TV për ta ushtruar si profesion?


Po filloj të gjej hapësirën për këtë .

Shumë shpejt do t’iu shohim edhe si këngëtare, çfarë mund të na thoni më tepër për bashkëpunimin tuaj me Kthjellu?

Unë nuk pretendoj të jem këngëtare sepse nuk jam e tillë dhe pse profesionistët më thonë që kam zë por edhe stonoj (qesh). Në këtë këngë jam e ftuara speciale e Mentor Hazirit , një këngëtari shumë të talentuar, miku im prej 10 vitesh për të kënduar një kënge e cila do të mbajë vulen e Three Doots me producent Flori Mumajesin. Kënga do jetë hit këtë po mund t’ua siguroj, është aq e bukur sa kur e dëgjova për herë të pare thashe me vete qenka fiks për mua (qesh). Super hit.

Si lindi ky bashkëpunim?

Në spektaklin e Diell, ndërsa garonim për të fituar sfidën në rubrikën “Fame”, një ndër komponentet garues ishte dhe kënga. Me Mentorin duke diskutuar e ideuam dhe e bëmë realitet. Kaq fare e thjeshtë!

Kënga do të shoqërohet me videoklip?


Ah!! Sdo i themi të gjitha.. .. (qesh)
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike