Albana Qato & B2N
sjellin "Nuse 2"

Albana Qato & B2N<br />sjellin "Nuse 2"
“Harroji lojërat tash je martu. Nuk kam faj, ti vetë ke dash gru”.

Këto janë disa nga vargjet e shkëputura nga kënga më e re “Nuse 2” ekskluzivisht për “shqiptarja.com”.

Pas suksesit të këngës “Nuse” B2N vjen në bashkëpunim me Albana Qato për të sjellë vazhdimin e këngës së parë.

Së shpejti në treg do të lançohet klipi më i ri nga të dy këta artistë, të cilët janë drejt përfundimit të klipit dhe së shpejti do ta gjeni në YouTube.



“Nuse 2” pritet që të ketë një sukses të jashtëzakonshëm duke shikuar dhe reagimet në rrjetet sociale pas publikimit në faqen e “Facebook” të “Arkiva Shqip” të një pjese të shkurtër të shkëputur nga kjo këngë me qindra mijëra shikime dhe mijëra pëlqime e komente.

Klipi do të ketë shumë surpriza të tjera të cilat presim që t’i zbulojmë në vijim.



Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
 

35/2
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat