Albana Shtylla dhe Vangjel Kosta
Dy emrat e PS për anëtarë të KLD

Albana Shtylla dhe Vangjel Kosta<br />Dy emrat e PS për anëtarë të KLD
TIRANE - Albana Shtylla dhe Vangjel Kosta jane dy emrat qe Partia Socialiste propozoi per te zevendesuar dy anetaret e shkarkuar nga Keshilli i Larte i Drejtesise, Elvis Çefen, njeheresh nenkryetar i ketij institucioni dhe Lulzim Lelçjan. Burime per televizionin A1 REPORT thane se keto emra jane propozuar ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Socialiste nen drejtimin e kryeministrit Edi Rama. 

Albana Shtylla mesohet se eshte propozuar per postin e nenkryetares se Keshillit te Larte te Drejtesise. 
 
Kandidaturat për anëtar të KLD vijnë pas shkarkimit të Elvis Çefës dhe Lulzim Lelçajt në seancën e kaluar parlamentare, pas shkeljeve qe iu gjeten. 

Dy emrat e njohur në fushën e jurisprudencën, pritet të që kalojnë edhe në komisionin e ligjeve për tu votuar më pas në seancën parlamentare. 

Ndërkaq, pritet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i Presidentit Bujar Nishani për këto dy kandidatura, si dhe qëndrimi i opozitës nëse do të thyejë bojkotin dhe do të kthehet në Kuvend për të diskutuar për dy emrat e propozuar nga mazhoranca për anëtarët e KLD.

Kush jane dy kandidatet per anetar te KLD-se
Albana Shtylla aktualisht mban postin e sekretares së përgjithshme të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa më herët ka qene edhe anëtare e Komisionit Qëndror të zgjedhjeve e propozuar nga Partia Socialiste. Ndërsa Vangjel Kosta është propozuar nga më herët nga ish-presidenti Bamir Topi për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, por u rrëzua nga mazhoranca e atehërshme demokrate, me arsyetimin se kishte dhënë dënime politike gjatë rregjimit komunist. 


PS vendos ngritjen e 2 Komisioneve Hetimore të kërkuara nga PD
Në mbeldhejn e sotme të grupit të PS është vendosur gjithashtu që të ngrihen dy komisionet hetimore të kërkuara nga PD. Komisioni i parë do të jetë për serverin e Tatimeve, dhe nënkryetar nga mazhoranca do të jetë Blendi Klosi. Ndërsa për largimet nga administrata nënkryetar i socialistëve do të jetë Taulant Balla. Por pavarësisht votimit në mbledhjen e grupit, nevojitet edhe kthimi i opozitës në komisione për t’i hapur rrugë zyrtarisht fillimit të punës.
 

 
Dy komisionet hetimore pritet të votohen në Kuvend më 30 tetor.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE