Albana Vokshi ironizon Ramën pas check up-it: Mund të ketë dozë kokaine

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, i cili publikoi një video nga ambientet e poliklinikës numër 9 në Tiranë, ku bëri dhe check-up-in falas. Pasi e cilëson si shfaqje sjelljen e Ramës, Vokshi shprehet se kur PD të vijë në pushtet do e anulojë koncesionin.

Në vend që të japë dorëheqjen për dështimin me turp të check up-it, Edi Rama jep shfaqje në mbrojtje të koncesionit të vet më korruptiv prej 120 milionë eurosh.

Pavarësisht manipulimeve, shantazheve dhe kërcënimit të mjekëve, vetëm 27% e shqiptarëve e kryejnë check up-in.

Partia Demokratike do ta anullojë këtë koncesion korruptiv që është baza e degradimit të sistemit shëndetësor. Paratë e përfituara në kundërshtim me ligjin nga sponsorizuesja e Edi Ramës, Vilma Nushi, do t’i kthehen qytetarëve me investime serioze që i shërbejnë realisht shëndetit të qytetarëve.

p.s. Nëse epruveta me kampionin e gjakut të Edi Ramës, nuk është marrë mbrapsht, uroj që të mos ketë gabime. Jo pak burra kanë dalë shtatzanë nga check up. Fati i keq i ndonjë tjetri, se nga analizat e gjakut, mund të rezultojë me dozë të lartë kokaine.

Albana Vokshi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Preu dorën në makinerinë e një fabrike vaji, ndërron jetë 65 vjeçari

Tiranë/ Preu dorën në makinerinë e një fabrike vaji, ndërron jetë 65 vjeçari