Vokshi padit në KQZ Manastirliun: Hapi 2 zyra elektorale 300 metra larg qendrës së votimit

TIRANË- Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka paditur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ogerta Manastirliun, pasi sipas saj ka shkelur Kodi zgjedhor.

Vokshi shprehet se Manastiliu ka hapur 2 zyra elektorale shumë pranë qendrave të votimit, edhe pse është e ndaluar me ligj. Bëhet fjalë për zyrën te shkolla “Jeronim de Rada" dhe Kopshti 3, sipas së cilës janë shumë pranë qendrës së votimit të njësisë 9.

 Ajo i ka bërë thirrje KQZ-së që të verifikojë këtë shkelje dhe të urdhërojë mbylljen e zyrave.

 “Është një akt i paligjshëm që synon të intimidojë zgjedhësit ditën e votimit”- thotë Albana Vokshi para zyrës elektorale me qepena të ulur të PS. I bëj thirrje KQZ që të mos bëhet palë me PS, por të verifikojë çdo shkelje të ligjit dhe të urdhërojë Policinë Bashkiakë t’i mbyllë këto zyra.”- tha Albana Vokshi.  

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Trump mbështet Musk mbi çështjen e vizave për punonjësit e huaj të kualifikuar

Trump mbështet Musk mbi çështjen e vizave për punonjësit e huaj të kualifikuar