Albano Carrisi tregon pasaportën:
Kam dashuri të madhe për shqiptarët

Albano Carrisi tregon pasaportën:<br />Kam dashuri të madhe për shqiptarët
Pak orë para nisjes së koncertit në Tiranë, këngëtari i famshëm Italian Albano Carrisi është shprehur se i dashuron shqiptarët dhe Shqipërinë.
 
Ai thotë se ka ardhur në Shqipëri që në vitin 1985 dhe në vitin 1989 ka dhënë koncertin e parë. Këngëtari Italian tregon edhe pasaportën shqiptare që ka marrë kohë më parë.
 
Kam kënduar në Pallatin e Kongreseve në vitin 1989 dhe ka qenë takimi i parë me shqiptarët. Ka qenë impakti i parë dhe kuptova ritmin e popullit shqiptar.
 
Sot Shqipëria ka një shqiptar më shumë dhe ky jam unë pasi dje mora pasaportën shqiptare.
 
Ishte fantastike edhe takimi me kryebashkiakun Erion Veliaj ishte emocionuese kur mora Çelësin e Tiranës prandaj nëse doni të vizitoni Tiranën duhet të ma kërkoni mua Çelësin.
 
Mos mungoni sonte në koncerti sepse do të ketë shumë surpriza. Kam bërë shumë hapa në Shqipëri që nga viti 1985 dhe hap pas hapi është krijuar një dashuri. Ju falenderoj që bëtë të mundur këtë takim me popullin shqiptar

 
Koncerti i Albano Carrisit do të jepet për nder të Shenjtërimit të Nënë Terezës, sonte në orën 18:30 në Pallatin e Kongreseve.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë