“Do të këndojmë këngën “Felicita” sepse sot ka një sens, pasi tensioni mdis nesh është venitur. Gruaja që më bëri një luftë absurde tashmë i ka ulur shpatat.
Atmosfera në të cilën ndodhem është e shëndetshme, e qetë çka i bën mirë shpirtit dhe zemrës time.
Fëmijët janë të lumtur dhe pasi tashmë ajo tek unë nuk shikon një armik dhe unë tek Romina nuk shikoj një armike”,-është shprehur këngëtari.
Albano ka qenë i ftuar special në dasmën e vajzës së ish-presidentit Bamir Topi, e cila u zhvillua fundjavën e kaluar.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)