Albërije Hadërgjonaj flet për ish-bashkëshortin: Nuk doja ta shikoja me sy

Albërije Hadërgjonaj flet për ish-bashkëshortin: Nuk doja ta shikoja me sy

Albërije Hadërgjonaj

Albërije Hadërgjonaj ka folur si rrallë herë për marrëdhënien me ish-bashkëshortin, me të cilin u martua në një moshë shumë të re.

Gjatë një interviste të dhënë në Top Albania Radio, Hadërgjonaj u shpreh se të martohesh në moshë të re jo gjithmonë është e shëndetshme.

“Martesa në moshë të re nuk është gjithmonë e shëndetshme. Në kohën time, ishte një mentalitet i prapambetur, por sot vajzat duhet të bëjnë kujdes me vendimet e tyre. Nuk doja ta shikoja me sy për një kohë të gjatë, por tani jemi mirë, secili ka jetën e vetë dhe jam e lumtur për të”, tha Albërie.

Ndërsa pyetjes se përse nuk është martuar artistja tha se gabimi bëhet vetëm një herë.

“E bën një herë një gabim, jo dy. Kam mësuar që lumturia vjen nga brenda dhe askush nuk mund të ta japë atë nëse nuk je mirë me veten”, shtoi ajo.

Duke u ndalur dhe eksperiencën e saj me mëmësinë, Albërija pranoi se ka qenë një nënë shumë e përkushtuar, ndonjëherë edhe më shumë sesa ç’duhej.

“Jeta vazhdon dhe lumturia ime është të shoh vajzat e mia të suksesshme dhe të lumtura”, thekson ajo.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Grabitja dhe vrasja e të moshuarit në banesë, FNSH kontrolle në hyrje të qytetit

Vlorë/ Grabitja dhe vrasja e të moshuarit në banesë, FNSH kontrolle në hyrje të qytetit