Albian Ajeti akuzon FSHF: S’më kontaktoi kurrë për kombëtaren

Albian Ajeti akuzon FSHF: S’më kontaktoi kurrë për kombëtaren

Albian Ajeti, futbollist

Prej muajsh etiketohet si “tradhtar”, se ka zgjedhur Zvicrën para Shqipërisë. Por Albian Ajeti pretendon se FSHF nuk është ulur asnjëherë direkt në tavolinën e bisedimeve me të, për të folur rreth mundësisë që ai të veshë fanellën kuqezi, siç është vepruar me shumë talente të tjera në Europë.

Vëllai i Arlind Ajetit, i cili është pajisur me pasaportën shqiptare që tre vite më pare, shihej si një përforcim potencial i kuqezinjve, por duke folur për mediat zvicerane, ka shpjeguar se si nuk ka pasur asnjëherë kontakte direkte me të.

Golashënuesi Albian Ajeti ka potencial për t’u përmirësuar në funksion të klubit dhe kombëtares zvicerane. Edhe pse ka shënuar këtë sezon 14 gola në Superligën Zvicerane, ai tregon se kurrë nuk është i kënaqur me veten e tij. Sulmuesi me pasaportë shqiptare, vëllai i Arlind Ajetit, kërkon të përmirësohet akoma më shumë.

Golat e shënuar dhe paraqitja e bërë me Bazelin e ka përfshirë Albian Ajetin në listën e 35 lojtarëve të kombëtares zvicerane. Kjo përbën lumturi për futbollistin, i cili është pritur të luante edhe në kombëtaren shqiptare. Por ai akuzon direkt FSHF-në, teksa thotë: 

Unë qëllimisht e mbajta gjithçka hapur. A jam kontaktuar nga Shqipëria?
Kurrë, direkt. Më pyetën përmes vëllain tim, më pyetën se çfarë kam ndërmend të bëj me ekipet kombëtare. Por kjo nuk llogaritet për mua, kjo nuk është një shenjë e qartë.

Albian Ajetin, futbollist

Në muajin mars Panucci pati deklaruar se kishte kontaktuar me Albianin dhe ky i fundit i ka thënë se ka bërë zgjedhjen e tij dhe do të luante për Zvicrën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës