Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së Presidenti në Kosovë Vjosa Osmani ishin sot për një vizitë në Mitrovicën e Veriut.

Mediat e Kosovës raportojnë se  një grup serbësh i detyruan ata që ta ndërpresin këtë takim.

Teksa kanë tentuar të ecin në këmbë përmes urës duke  dalë në veri, të shoqëruar nga forca të shumta të policisë nëpër rrugë, sidomos tek Ura e Ibrit, dhjetëra serbë teksa brohorasin.

Megjithatë në lidhje me këto raportime ka reaguar dhe Lëvizja Vetëvendosje. Në deklaratën e kësaj force politike thuhet se tubimi është mbajtur.

“Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë vizituar Mitrovicën sot. Vizita nuk është ndërprerë, por është realizuar në plotëni. Pra tubimi i paraparë është mbajtur. Atje janë mirëpritur nga qytetarët e  Mitrovicës, por padyshim jo edhe nga strukturat e Listës Serbe të Beogradit që veprojnë në atë pjesë. Synimet e kësaj të fundit i njohim të gjithë, kë përfaqësojnë dhe kujt i binden. Ky reagim i tyre sot tregon më së miri se z. Kurti e znj. Osmani në fakt janë antipodi edhe i Listës Serbe” shkruan Vetëvendosje.