Albin Kurti fitoi zgjedhjet, por mund të mos bëhet dot kryeministër/ Skenarët

Albin Kurti fitoi zgjedhjet, por mund të mos bëhet dot kryeministër/ Skenarët

Albin Kurti pas shumë vitesh në krye të Lëvizjes Vetëvendosje, arriti që më në fund të fitojë një palë zgjedhje dhe partia e tij, të dalë parti e parë në Kosovë.

Por, Vetëvendosje ka fituar me një rezultat shumë të ngushtë dhe ka diku tek 5-6 mijë vota më shumë se LDK e Vjosa Osmanit, e cila ka arritur një rezultat spektakolar dhe e ka ringjallur partinë, brenda një kohe shumë të shkurtër.

Për këtë arsye, Albin Kurti nuk mund ta krijojë dot i vetëm Qeverinë.

Ai tha se sot do të ftojë për bisedime LDK-në, me të cilën para zgjedhjeve nuk ranë dot dakord për të krijuar një koalicion parazgjedhor, për shkak se ndaheshin për emrin e kryeministrit: LDK këmbëngulte se kryeministre duhet të ishte Vjosa Osmani, ndërsa Vetëvendosje propozoi që kryeministri të zgjidhej nga partia që do të merrte më shumë vota.

Normalisht, tani pritet një koalicion Vetëvendosje-LDK për krijimin e Qeverisë, pasi këto parti kanë vite që kanë qenë afër me njëra-tjetrën.

Por, asgjë nuk është e sigurtë dhe Albin Kurti jo domosdoshmërisht mund të zgjidhet kryeministër, duke qenë se LDK mund të këmbëngulë si para zgjedhjeve, që kryeministre të jetë Vjosa Osmani.

Nëse Vetëvendosje refuzohet nga LDK, Albin Kurti mund t’i drejtohet PDK-së apo partisë së Ramush Haradinajt, lëvizje kjo që nuk do të kishte moral, për shkak të asaj që Vetëvendosje e ka bërë fushatën duke sulmuar pikërisht partitë e pushtetit për korrupsion dhe nepotizëm.

Në rastin që Kurti dështon të bëjë koalicion qeverisës, presidenti Hashim Thaçi mund të mandatojë partinë e dytë për të krijuar Qeverinë, që është LDK.

Dhe në këtë rast, nuk është çudi të kemi një koalicion të madh LDK-PDK me vjosa Osmanin kryeministre.

Një koalicion që e kemi parë edhe më parë në Kosovë, por që do të ishte edhe më i mirëpritur nga ndërkombëtarët, për shkak se të dyja këto parti janë më luajale kur bëhet fjalë për bisedimet me Serbinë, ndryshe nga Albin Kurti, që në këtë pikë është i vështirë dhe paparashikueshë.

Jo më kot Aleksandër Vuçiç deklaroi pas zgjedhjeve në Kosovë se nuk është i lumtur me fitoren e Albin Kurtit dhe se me të kryeministër, bisedimet do të jenë të vështira.

Megjithatë, loja sa ka filluar dhe tashmë pritet të zyrtarizohet njëherë rezultati i zgjedhjeve, dhe vetëm më pas do të nisë “beteja” për krijimin e Qeverisë, e cila mund të sjellë surpriza dhe jo domosdoshmërisht, Albin Kurti do të bëhet kryeministër./ tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë