Albin Kurti: Grenell do marrëveshje me Serbinë në pak muaj. Projekti për shkëmbim territoresh ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se në takimet me të dërguarin presidencial amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi është diskutuar për arritjen e një marrëveshjeje brenda disa muajsh. Por, ai tërheq vërejtjen se perspektiva e një marrëveshjeje vështirësohet kur afati kohor vihet përpara përmbajtjes. Kurti tha se projekti për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka dështuar por ideja ende nuk ka vdekur dhe se qeveria e tij do t’i jap fund asaj.

“Besoj që do të ketë dhe duhet të ketë dialog me Serbinë, sepse kemi shumë çështje të hapura. Ekipi i bisedimeve me Serbinë do të udhëhiqet nga unë. Do kemi përgatitje paraprake me Brukselin për dialog me Serbinë, por dua që patjetër të jetë edhe opozita e përfshirë sepse Kosova nuk guxon të jetë e ndarë dhe e përçarë sa i përket Serbisë.

Albin kurti foli dhe për takimin e tij me të dërguarin special të presidentit Trump, dhe tha se Grenell ishte për një marrëveshje e shpejtë përfundimtare me Serbinë. I pyetur se është diskutuar ndonjë afat kohor për mbylljen e marrëveshjes, Albin Kurti tha se ‘Është përmendur disa muaj pra jo çështje javësh por disa muaj’. Mirëpo- shtoi Kurti, ‘unë besoj që perspektiva e një marrëveshjeje vështirësohet pikërisht kur e vë afatin kohor përpara përmbajtjes’.

Presidenti i projektuar i Kosovës foli dhe për idenë e korrigjimit të kufijve. Ai tha se ‘Projekti ka dështuar por ideja nuk ka vdekur. Nuk jemi si para një çerek shekulli, me lapsa mbi hartë, si Millosheviçi, për të ndarë Kosovën. Kosova është Republikë parlamentare dhe demokratike, mban zgjedhje të lira dhe në këto zgjedhje vulosën se nuk do të ketë korrigjimi të kufijve’.

I pyetur për takimin e Novi Sadit mes presidentit të Serbisë Aleksandër Vucic, kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, të cilët nënshkruan një deklaratë për atë që ata e kanë quajtur si një “mini shengen” ballkanik, kurti tha se të trija këto vende tashmë e kanë lirinë e lëvizjes e kanë liberalizimin e vizave, këtu çështja është që Kosova ta fitojë këtë gjë. Unë jam i bindur që për liberalizimin e vizave të Kosovës thelbësore është efikasiteti i Prokurorisë Speciale.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi