Vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese: Albin Kurti nuk kandidon në zgjedhjet e 14 shkurtit, reagon kreu i Vetëvendosjes: Do ta analizojmë

Albin Kurti, kreu i lëvizjes Vetëvendosje nuk do të jetë kandidat në zgjedhjet e 14 Shkurtit, është ky vendimi i Gjykatës Supreme të Kosovës. Nga pesë ankesat e subjekteve politike, dy prej tyre janë pranuar pjesërisht. Në vendimin e Supremes thuhet se kandidatët për deputetë, Liburn Aliu dhe Labinotë Demi Murtezi, duhet të përfshihen në listën e kandidatëve për deputetë. 

“Gjykata Supreme e Kosovës e ka pranuar pjesërisht ankesën e LVV-së, për Liburn Aliun dhe Labinotë Demi Murtezin, pasi që është konstatuar se PZAP ka bërë vlerësim të gabuar të afatit 3 vjeçar duke e llogaritur ditën e shpalljes së zgjedhjeve me datë 6 janar 2021 si ditë përfundimtare për të vlerësuar afatin 3 vjeçar për përshtatshmërinë e kandidatëve, në kuptim të dispozitës të theksuar. Gjykata Supreme e Kosovës ka vlerësuar se afati 3 vjeçar duhet të llogaritet duke ju referuar datës së aktgjykimit penal të formës së prerë për secilin kandidat veç e veç e deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, që në këtë rast është data 14 shkurt 2021, ”thuhet në vendim.

Në vendimin e Gjykatës është konsideruar e pabazë ankesa e Vetëvendosjes për kreun e saj Albin Kurti dhe dy kandidatët e saj Albulena Haxhiu dhe Bajram Mavriqi nuk do të jenë në gjendje të kandidojnë, pasi në Shtator të 2018, kreu i Vetëvendosjes ka marrë një dënim të formës së prerë dhe në bazë të Kushtetutës së vendit çdo person për të cilin ka një vendim të formës së prerë tre vitet e fundit nuk ka mundësi të kandidojë.

Në vendimin e panelit zgjedhor u deklarua se 5 kandidatë për deputetë të Vetëvendosjen nuk mund të kandidonin në zgjedhjet e 14 Shkurtit, pasi në tre vitet e fundit ndaj tyre kishte një dënim të formës së prerë. Subjektet politike kanë dërguar ankesa në Supreme dhe ajo kishte 72 orë kohë për të deklaruar vendimin e saj. Në vendimin e gjykatës është njoftuar po ashtu edhe refuzimi i kërkesës së AAK-së, Partisë së Ashkalinjëve për Integrim ajo e Nova Demokratska Stranka (NDS) dhe ajo e Nismës.

Albin Kurti është dënuar për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit. Gjykata i shpalli fajtorë katër deputetët: Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu. Kurti u dënua me 1 vjet e 3 muaj burg, për pengim të personit zyrtar me 6 muaj burg.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:38
U ndalua të kandidonte, Osmani: Albin Kurti do zgjidhet kryeministër më 14 shkurt

1610616830_VjosaOsmanidheAlbinKurti.jpg

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme për moslejimin e kandidimit të Albin Kurtit në zgjedhjet e parakohshme.

Përmes një mesazhi në Facebook, Osmani shkruan se vota ka dy funksione për të ndëshkuar një model qeverisës ose për të hapur një kapitull të ri politik.

Sipas saj, me kurajo e guxim Albin Kurti do të zgjidhet kryeministër më 14 shkurt.

“Në historinë e popujve vota ka dy funksione: për ta ndëshkuar një model qeverisës dhe për ta hapur një kapitull të ri politik. Kthesat politike kërkojnë kurajo dhe guxim. Më 14 shkurt me kurajo dhe guxim, e me vullnetin tuaj, Albin Kurti do të jetë kryeministër” – shkruan Osmani.

 

Ora 17:02
Nuk kandidon në zgjedhjet e 14 shkurtit, reagon Albin Kurti për vendimin e Gjykatës Supreme: Do ta analizojmë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme për përjashtimin e tij nga lista e deputetëve për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Kurti gjatë një vizite ditën e sotme në Prizren, tha se ende nuk e ka parë vendimin e Gjykatës Supreme, për përjashtimin e tij dhe shtoi se pasi ta shohë atë do ta analizojë dhe do të ndërmarri hapat e mëtejshme.

Secili prej duhet ta mbështet listën e VV-së. Neve na duhen 61 deputetë. Të votohet masivisht ashtu siç ka aplikuar mërgata jonë. Më 14 shkurt le ta bëjmë festë të VV-së. Unë nuk e kam parë atë vendim, kur të vjen në zyrën e LVV-së, e trajtojmë dhe e analizojmë se çfarë hapa do të ndërmarrim më tutje, që të ankohemi nëse është kështu”, ka thënë Kurti.

Në vendimin e Gjykatës Supreme thuhet se kandidatët për deputetë, Liburn Aliu dhe Labinotë Demi Murtezi, duhet të përfshihen në listën e kandidatëve për deputetë. Ndërkaq, është refuzuar pjesërisht e pabazuar ankesa e LVV-së, duke vërtetuar vendimin e PZAP-së, duke lënë kështu jashtë liste liderin e VV-së, Albin Kurtin.

/E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Begu: 30/01/2021 10:09

    Kur degjon cka flasin "pretendentet" e shtetit dhe qeverise se Kosoves.vertet shqetesohesh thelle ne cfare niveli dhe ne duar te ku jt ka mbetur shteti dhe popu lli i kesaj hapesire shqiptare.Kur ata qe mendojne te drejt ojne kete shtet,nuk perfillin Kushtetute e ligj te ketij shteti.Kush duhej te rregulloje e drejtoje proceset "demokratike"e raportet shoqerore!!!

    Përgjigju
  • shkurt 2014: 30/01/2021 10:04

    Z Albin kurti eshte njeriu i duhur per Kosoven e popullin e Kosoves,eshte momenti dhe koha e duhur qe LVV me Z osmani marrin ne dore fatet per te ardhmen e popullit.Me te drejte Albini thote referendumi i 14 shkurtit vendos,ndahemi nji here e pergjithmone nga e keqja.Populli i kosoves tani me eshte i bindur,nga pislliqet e pa fundme te tacit,ises e shefit veseli,kosovarte do ti largojne nji here e pergjithmone kta nga politika.

    Përgjigju
  • zara: 29/01/2021 23:32

    Ka folur Ilir Meta i Kosovës. Mblidhni mëndjen të bëni shtet e jo shantazhe ndaj ligjit. Ti e di që nuk je presidente, ti kthen pllakën nga fryn era.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë