Albin Kurti: Mbledhjet e qeverive, më efektive se kurrë më parë! Nga 127 marrëveshje, janë realizuar 75! Është lehtësuar jeta e qytetarëve

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nisi fjalën në mbledhjen e tetë të dy qeverive Shqipëri-Kosovë duke thënë se duhet të kthejnë optimizmin në entuziazëm pasi mbledhjet po tingëllojnë më efektive. Gjithashtu tha se nga 127 marrëveshje të nënshkruara, janë realizuar 75 prej tyre që kanë lehtësuar jetën e qytetarëve.

"Mirësevini në këtë mbledhje të 8 e cila këtë radhë mbahet në Prishtinë. Në mbledhjen e kaluar thamë se jemi popull optimist dhe të gjithë jemi një. Tani duke kaluar nga njëra mbledhje tek tjetra, besoj se duhet ta kthejmë optimizmin në entuziazëm. Është organizim mes imagjinatës dhe racionalitetit. Sfidat janë të shumta dhe situata politike botërore duket shumë e rënduar, por mund ta lexojmë këtë gjendje më qartë kur problemet shfaqen më hapur jo vetëm në burimet historike.

Përcaktimi ynë është më i thjeshtë, parimi dhe strategjia jonë njesohen kur situata e madhe gjendet e detyruar të deklarojë rreshtimin e vet. Këto mbledhje qeverish tingëllojnë më të vërteta e më efektive se kurrë më parë.

Para disa ditësh festuam çlirimin e Kosovës, përkujtoj dëshmorë e luftëtar të ardhur nga Shqipërisë si dhe solidaritetin për dëbimin e spastrimin etnik. Dua ta rindez entuziazmin që pati në kohën e luftës për çlirim. Ky bashkëpunim nuk ka qenë asnjëherë më i gjerë sepse megjithëse ka pasur kufij ndarë të imponuar politikisht, natyra nuk ka ditur asgjë kur i ka shpërndarë burimet natyrore në këtë rajon.

Marrëdhëniet mes vendeve tona janë dëshmi se kur nuk ekzistojnë problemet e pazgjidhura politike, suksesi në të gjitha fushat e tjera është i garantuar. Gjithashtu është dëshmi që integrimi në të gjithë rajonin sigurohet duke i zgjidhur problemet politike në fillim dhe jo në fund. 

Jam i kënaqur të njoftoj se gjatë këtyre muajve janë në zbatim të gjitha marrëveshjet përveç njërës. Me to është lehtësuar jeta e qytetarëve. Kemi një oqean të tërë mundësish të pashfrytëzuara. Nga 127 marrëveshje të nënshkruara në të kaluarën, janë zbatuar pa probleme 75 ose 59% që është shumë më pak krahasuar me 93% të realizimit të marrëveshjeve të nënshkruara para 6 muajsh. Na duhet harmonizim i politikave mes 2 vendeve si në çështjet rajonale po ashtu edhe të politikës së jashtme", tha Kurti.


Lajmi kryesor:

Mbledhja e 8 e përbashkët Shqipëri-Kosovë! Kurti: Kemi një oqean mundësish të pashfrytëzuara! Rama: Rritëm disa herë shkëmbimin ekonomik! Të arrijmë në 1 mld dollarë


/Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot