Mbledhja e 8 e përbashkët Shqipëri-Kosovë! Kurti: Kemi një oqean mundësish të pashfrytëzuara! Rama: Rritëm disa herë shkëmbimin ekonomik! Të arrijmë në 1 mld dollarë

KOSOVË- Mbledhja e 8-të e përbashkët qeveritare Shqipëri-Kosovë nisi me ceremoni zyrtare dhe vijoi me prezantimin e firmosjen e 19 marrëveshjeve. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti hapi mbledhjen duke thënë po tingëllojnë më efektive se kurrë më parë. Ndër të tjera theksoi se është një oqean i tërë mundësish të pashfrytëzuara që do të marrin zgjidhje falë marrëveshjeve që do firmosen vazhdimisht në mbledhjet ndërqeveritare.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama propozoi që në nëntor të mbahet në Tiranë mbledhja e përbashkët e 2 Kuvendeve.  Nuk mbeti pa përmendur marrëdhënien me Kurtin dhe krahasoi kritikët lehjen e qenit para ceremonisë së pritjes në Prishtinë.

"Pas këndimit dhe qeni nuk lehu më, çka jep një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve që kërkojnë të fusin vazhdimisht xixa mes nesh dhe të shikojnë të shohin çështje të hapura mes meje dhe homologut këtu", tha Rama.

Ndër të tjera, foli me shifra për punët e përbashkëta ndërmjet dy qeverive duke thënë se volumi i shkëmbimeve tregtare për vitin që lamë pas ishte 433 milionë euro. Edhe shkrimi i "Enciklopedisë shqiptare" mbetet një prioritet, për të cilin Rama tha se do të nisë puna shumë shpejt.

Në përfundim të prezantimit të marrëveshjeve, pritet që të nënshkruhen dhe të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe Albin Kurtit.

Mëngjesin e sotëm, ministrat e qeverisë Rama u nisën me furgon drejt Prishtinës për mbledhjen e tetë mes dy qeverive. Ndërsa kryeministri Edi Rama mbërriti në Kosovë një ditë më parë, nga ku premtoi se do të hiqen të gjitha detyrimet doganore për të gjitha mallrat nga Kosova që do të vijnë në Shqipëri. Megjithatë nuk dha një datë se kur do të vihet në zbatim heqja e të gjitha tarifave doganore. Rama tha se nuk ka kuptim që të hiqen tarifat doganore me Ballkanin e Hapur dhe jo me Kosovën. Kreu i qeverisë vizitoi edhe familjen e ish-kryeministrit Hashim Thaçi, i cili është në paraburgim në Hagë.

Mbledhja e fundit ka qenë në muajin nëntor të vitit të kaluar, ku Shqipëria dhe Kosova nënshkruan 13 marrëveshje të reja në mbledhjen e përbashkët e dy qeverive në qytetin e Elbasanit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:02
Kurti pas mbledhjes me Ramën: Nuk duhet ta matim suksesin me njëri-tjetrin

1655734685_1655717640rama.jpeg

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas mbledhjes së dy qeverive në Prishtinë. Përmes një postimi në twitter, Kurti shkruan se nuk duhet matur suksesi me njëri-tjetrin, pra mes Shqipërisë dhe Kosovës, por me botën. Sipas tij është e nevojshme që të ketë më shumë përfarim në çështje rajonale.

“Sot mbajtëm mbledhjen e 8-të të përbashkët të qeverisë me Shqipërinë për të vlerësuar progresin që kemi arritur dhe për të nënshkruar marrëveshje të reja në fushën e arsimit, shëndetësisë, rinisë, energjisë, transportit, bujqësisë, si dhe heqjen e kufizimeve kufitare. Shqiptarët sot jetojnë më mirë se kurrë. Por ne nuk duhet ta masim suksesin tonë me njëri-tjetrin, por të krahasojmë me botën. Ne kemi nevojë për më shumë unitet dhe përafrim në çështjet rajonale dhe të jashtme. Nuk ka dyshim se historia do të na gjykojë se si e përdorim këtë mundësi historike”, shkruan Kurti.

Ora 11:37
Rama bën propozimin: Në 110-vjetorin e Pavarësisë të kemi mbledhje të përbashkët të 2 Kuvendeve

 

Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shtetit shqiptar Kryeministri Rama ka propozuar nga Prishtina që në nëntor të mbahet në Tiranë mbledhja e përbashkët e 2 Kuvendeve.  

“Në nëntor duhet të kishim të parin Kuvend të përbashkët me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shtetit shqiptar. Nëse bashkërisht arrijmë të bindim të dy kryesitë e kuvendeve që ta kemi këtë Kuvend të përbashkët të kemi edhe mesazhin që sloganin tonë nuk është bosh. ‘Të përbashkuar’ në mbledhjen e kuvendeve në nëntor”, tha Rama.

Ora 11:37
'Pas këndimit të himneve nuk lehu më', Rama krahason qenin në Prishtinë me kritikët: Fiks si ata që fusin xixa mes meje dhe Albinit, nuk ka çështje të hapura mes nesh

Vëmendjen e Edi Ramës e mori një qen që po lehte para se të niste ceremonia zyrtare e pritjes së delegacionit shqiptar për mbledhjen e 8-të të përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri.

Atë e ka krahasuar me të gjithë kritikët që sipas tij fusin xixa mes tij dhe homologut nga Kosova, kryeministrit Albin Kurti, me të cilin thotë se nuk ka çështje të hapura. Nuk munguan batutat e kryeministrit Rama për reshjet e shiut. 

"Faleminderit për ndalimin e shiut se ka pasur herë pas herë reshje 20 minutëshe. Ishte një qen që lehte para se të nisnin hymnet, por pas këndimit dhe qeni nuk lehu më, çka jep një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve që kërkojnë të fusin vazhdimisht xixa mes nesh dhe të shikojnë të shohin çështje të hapura mes meje dhe homologut këtu. Nuk ka të tilla, ne jemi shumë të hapur dhe për çështjet që nuk merremi vesh, kemi kënaqësinë e madhe t'i ndajmë duke u marrë vesh të mos merremi vesh, kështu që me të falat përkatëse për qenin e konsideroj të hapur këtë mbledhje", tha Rama.

Ora 11:33
Rama: Nis puna për 'Enciklopedinë shqiptare'! Abetarja e unifikuar do të shkojë në çdo trevë ku ka shqiptarë

Kryeministri Edi Rama në takimin e dy qeverive sot në Prishtinë ka folur për marrëveshjen e  bashkëpunimit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëfinancimin e projektit madhor në albanologji “Enciklopedia Shqiptare.”

Kryeministri tha që ky është rezultat i punës së përbashkët i këtyre dy qeverive;  zbatimi i angazhimit që morëm së bashku në takimin e shtatorit në Prishtinë me të dyja akademitë që nisi punën konkretisht me financim të dy qeverive për “Enciklopedinë shqiptare”, projekti madhor albanologjik i shumëpritur, i shumëmunguar, që merr udhë si një vullnet  i përbashkët i qeverisë së Kosovës dhe i qeverisë tonë. Kryeministri Rama deklaroi edhe unifikimin e abetares.

“Projekti për enciklopedinë shqiptarë. Projekti madhor i albanologjisë që merr udhë si vullnet i përbashkët i dy qeverive. Do të jetë me 10 vëllime. Është këtu vendi i duhur se ka përfunduar faza e parë për abetaren e unifikuar, kemi fituesin. Jam shumë i lumtur që bashkë me Albinin do të dorëzojmë abetaret e unifikuara. Ne kemi folur edhe me përfaqësuesit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, edhe me Kryeministrin e Malit të Zi dhe do të flasim edhe me Serbinë që kjo abetare e unifikuar të shkojë tek të gjitha familjet shqiptare. Edhe në diasporë gjithashtu. Do ta kemi abetaren e unifikuar kudo ku kërkohet”, tha Rama.

Marrëveshja mes dy qeverive është bërë në funksion të realizimit të marrëveshjes së arritur ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës për  hartimin e projektit madhor “Enciklopedia Shqiptare".

Ky projekt përfshin të gjitha proceset e hartimit të veprës, prej përgatitjes deri tek  shtypshkrimi. Sipas marrëveshjes, janë të ftuara për bashkëpunim edhe institucione jopublike e studiues të pavarur në vendet e tyre dhe nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe bota arbëreshe.

"Enciklopedia Shqiptare" hartohet në 10 vëllime, me një numër mesatar prej 400 faqe për vëllim.

Projekti madhor "Enciklopedia Shqiptare" zbatohet brenda një periudhe 5-vjeçare, puna për të cilin ka filluar që prej datës 1 janar 2021.

Ora 11:28
Mbledhja e dy qeverive, Rama: Këtë sezon nuk duhet të ketë kontrolle në kufi! Volumi i shkëmbimeve tregtare për vitin që lamë pas ishin 433 mln euro

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen mes dy qeverive në Prishtinë e nisi fjalën e tij duke përmendur marrëdhënien me kryeministrin Albin Kurti, ku tha se me të ka një sinergji të veçante. Kreu i qeverisë shqiptare po ashtu foli me shifra për punët e përbashkëta ndërmjet dy qeverive.

‘Ndërkohë që, shprehjen e kënaqësisë për këtë moment, dua ta bëj duke falënderuar përzemërsisht Albinin dhe të gjithë ju, por në veçanti Albinin dhe duke e thënë publikisht edhe në sytë të të gjithë atyre që na ndjekin, për mirë apo për keq, është një kënaqësi e veçantë edhe pse pak kush e beson kur unë e them që kur ne takohemi kemi një sinergji të plotë dhe qeshim jo pak. Kjo është e rëndësishme.

Dua të them disa shifra që besoj janë domethënëse. Kur ne kemi nisur punën më nga afër dhe më intensivisht me qeveritë e Kosovës kemi pasur një volum të shkëmbimeve tregtare 160 milionë euro. Sot volumi i shkëmbimeve tregtare për vitin që lamë pas është 433milionë euro. Kemi hyrë në zonën kur shifrat marrin një lloj serioziteti në krahasim me shifrën shumë qesharake prej 160 milionë euro mes dy vendeve, ndërkohë që vite të tëra ishin harxhuar në këtë drejtim.

E dyta që dua të sjell në vëmendje është që sot në Shqipëri rezultojnë të regjistruara 1225 subjekte biznesi nga Kosova, 1081 prej të cilave janë pronësi 100% të subjekteve të këtushme, ndërkohë që 145 të tjera janë pronësi e përbashkët me partnerë në Shqipëri.

Investimet e Kosovës në Shqipëri në 2017, 9 milionë euro. Në vitin 2021, 139 milionë euro. Besoj që është një shifër shumë domethënëse dhe e fundit që dua të sjell në vëmendje është fluksi i investimeve në vlerën më të lartë historike ka qenë 16 milionëshi i 2018, ndërkohë që jemi në 41 milionë në vitin 2021, një indikator jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Unë besoj që ne kemi gjithë mundësinë që ta intensifikojmë dhe ta shtojmë volumin e investimeve reciprokisht, ndërkohë që dua t’i kujtoj ministrave të brendshëm këtu të pranishëm se kemi një protokoll të nënshkruar në prill të 2019 në Morinë që shërben si udhëzues shumë i qartë për kalimin praktik të kufirit dhe besoj që Kryeministri është dakord me mua që në këtë sezon është e palejueshme dhe e pajustifikueshme që të kemi më probleme të natyrës që kemi pasur deri vjet apo vitet e tjera dhe radhë të pafundme për shkak të kontrolleve një për një të makinave që vijnë drejt Shqipërisë.

Sot më vjen shumë mirë që ne kemi ardhur bashkë me përfaqësues të kompanisë prestigjioze globale Royal Haskoning për të prezantuar këtu studimin e portit të Durrësit, i cili shtrihet nga Durrësi në Prishtinë, me portin pritës në Durrës dhe në portin e Thatë të Prishtinës, çka përbën një projekt me rëndësi strategjike, i cili ka bërë më të integruar edhe hekurudhën Durrës- Prishtinë, për të cilën ne kemi filluar punën konkretisht me studimin përkatës bashkërisht dhe besojmë që duke e shtyrë bashkërisht këtë projekt të madh të portit të ri me Portin e Thatë të Prishtinës dhe portin e Durrësit të integruar me hekurudhën dhe me portin ushtarak bazë të NATO-s të re në Mesdhe në Durrës, gjë për të cilën ne kemi filluar kontaktet me NATO-n, jemi në një situatë krejtësisht tjetër për dhjetëvjeçarët e ardhshëm.’- tha Rama.

Ora 11:24
Albin Kurti: Mbledhjet e qeverive, më efektive se kurrë më parë! Nga 127 marrëveshje, janë realizuar 75! Është lehtësuar jeta e qytetarëve

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nisi fjalën në mbledhjen e tetë të dy qeverive Shqipëri-Kosovë duke thënë se duhet të kthejnë optimizmin në entuziazëm pasi mbledhjet po tingëllojnë më efektive. Gjithashtu tha se nga 127 marrëveshje të nënshkruara, janë realizuar 75 prej tyre që kanë lehtësuar jetën e qytetarëve.

"Mirësevini në këtë mbledhje të 8 e cila këtë radhë mbahet në Prishtinë. Në mbledhjen e kaluar thamë se jemi popull optimist dhe të gjithë jemi një. Tani duke kaluar nga njëra mbledhje tek tjetra, besoj se duhet ta kthejmë optimizmin në entuziazëm. Është organizim mes imagjinatës dhe racionalitetit. Sfidat janë të shumta dhe situata politike botërore duket shumë e rënduar, por mund ta lexojmë këtë gjendje më qartë kur problemet shfaqen më hapur jo vetëm në burimet historike.

Përcaktimi ynë është më i thjeshtë, parimi dhe strategjia jonë njesohen kur situata e madhe gjendet e detyruar të deklarojë rreshtimin e vet. Këto mbledhje qeverish tingëllojnë më të vërteta e më efektive se kurrë më parë.

Para disa ditësh festuam çlirimin e Kosovës, përkujtoj dëshmorë e luftëtar të ardhur nga Shqipërisë si dhe solidaritetin për dëbimin e spastrimin etnik. Dua ta rindez entuziazmin që pati në kohën e luftës për çlirim. Ky bashkëpunim nuk ka qenë asnjëherë më i gjerë sepse megjithëse ka pasur kufij ndarë të imponuar politikisht, natyra nuk ka ditur asgjë kur i ka shpërndarë burimet natyrore në këtë rajon.

Marrëdhëniet mes vendeve tona janë dëshmi se kur nuk ekzistojnë problemet e pazgjidhura politike, suksesi në të gjitha fushat e tjera është i garantuar. Gjithashtu është dëshmi që integrimi në të gjithë rajonin sigurohet duke i zgjidhur problemet politike në fillim dhe jo në fund. 

Jam i kënaqur të njoftoj se gjatë këtyre muajve janë në zbatim të gjitha marrëveshjet përveç njërës. Me to është lehtësuar jeta e qytetarëve. Kemi një oqean të tërë mundësish të pashfrytëzuara. Nga 127 marrëveshje të nënshkruara në të kaluarën, janë zbatuar pa probleme 75 ose 59% që është shumë më pak krahasuar me 93% të realizimit të marrëveshjeve të nënshkruara para 6 muajsh. Na duhet harmonizim i politikave mes 2 vendeve si në çështjet rajonale po ashtu edhe të politikës së jashtme", tha Kurti.

Ora 11:14
‘Të përbashkuar’, logoja dhe simbolet e kësaj mbledhje të 8 të përbashkët Shqipëri-Kosovë

1655716324_Screenshot5.jpg

Kjo është logoja e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Kosovë- Shqipëri, e cila mbahet sot në Prishtinë. Në logon e kësaj mbledhjeje të përbashkët është slogani “Të përbashkuar” dhe ngjyrat janë të gjitha kombëtare.  Logoja përmban shenjën e infinitit, numrin tetë dhe shqiponjën, simbolin kombëtar të shqiptarëve.

Ora 11:02
Mbledhja e përbashkët e Qeverive Shqipëri-Kosovë në Prishtinë, nis ceremonia

1655715836_Screenshot5.jpg

Ka nisur me një ceremoni zyrtare mbledhja e përbashkët e 2 qeverive mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ora 10:55
Gjithçka gati për ceremoninë e pritjes, mbërrin delegacioni shqiptar në Prishtinë! Në pritje të kryeministrit Rama

1655715804_aa.jpg

Gjithçka është gati për ceremoninë zyrtare të pritjes së delegacionit Kosovë-Shqipëri. Ministrat kanë mbërritur ndërsa po presin të mbërrijë kryeministri Edi Rama.

Ora 09:04
Mbledhja e dy qeverive, ministrat e Ramës nisen me furgon drejt Prishtinës

Ministrat e qeverisë janë nisur me furgon drejt Prishtinës për mbledhjen e tetë mes dy qeverisë asaj të Shqipërisë dhe Kosovës. Në një foto të publikuar nga Milva Ekonomi, shihen disa nga ministrat të cilët do të jenë të pranishëm në mbledhje.

‘Rrugës për në Prishtinë... Mbledhja e 8-të e dy qeverive!’- shkruan Milva Ekonomi.

Ora 08:33
Mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri, do të ndërpritet qarkullimi në segmentet ku do të kalojnë delegacionet

1655706986_kosov.JPG

Gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të qarkullimit në Prishtinë për shkak të mbledhjes së 8 të dy qeverive Kosovë-Shqipëri.

“Në kohën e ardhjes së përfaqësuesve shtetërorë nga Shqipëria, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim, Policia e Kosovës, sipas itinerarit të lëvizjes së personaliteteve/delegacioneve do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojnë delegacionet”, thuhet në njoftim.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agron: 20/06/2022 20:17

    Marveshje me vend per te rritur te ardhurat per te dy shtetet

    Përgjigju
  • Marin: 20/06/2022 20:17

    Shqipria e kosova gjithmone bashk bavasisht kriseve te liderve sic pretendon media

    Përgjigju
  • Era: 20/06/2022 19:30

    Kosova dhe Shqiperia gjithmone kane patur marrredhenie te mira dhe nje bashkepunim i tille tregon se kjo gje po vazhdon

    Përgjigju
  • Ina: 20/06/2022 19:29

    Me kete bashkepunim do te kete shume zhvilim si per kosoven edhe per shqiperine ju lumte

    Përgjigju
  • Papi: 20/06/2022 19:14

    Keshtu do te zhvillohet akoma dhe me shume turizmi ne vendin tone,shpresojme qe kjo te zbatohet sa me shpejte

    Përgjigju
  • Jari: 20/06/2022 19:09

    Rruget per bashkpunim jane gjithmone per bashkpunim te hapura mes dy vendeve tona me shprese se fal bashkpunimeve qe do kemi te dyja vendet do zhvillohen me shume

    Përgjigju
  • Jari: 20/06/2022 19:07

    Rruget per bashkpunim jane gjithmone te hapura mes dy vendeve tona dhe me shprese se fal bashkpunimeve qe do kemi te dyja vendet do zhvillohen me shum

    Përgjigju
  • Kacaku: 20/06/2022 19:04

    Me vjen mir qe jeni te bashkuar dhe ti mbyllni gojen ktyre qe shajn jo esht pro serb,marrdheniet e mira qe keni do kemi shprese se te dyja vendet do zhvillohen

    Përgjigju
  • Elona: 20/06/2022 18:48

    Maredheniet e mira qe keni mbajtur me njeri tjetrin na kane treguar shpesh se keni ide dhe zgjidhje te perbashketa per shume projekte dhe iniciativa

    Përgjigju
  • Moli: 20/06/2022 18:48

    Shume mire qe jeni te bashkuar dhe po merrni nisma te medha per te bashkepunuar dhe per te rritur ekonomite e te dyja vendeve

    Përgjigju
  • Joni: 20/06/2022 18:36

    Ju keni mundesi qe te nenshkruani akoma dhe me shume marreveshje per te miren e Shqiperise dhe Kosoves

    Përgjigju
  • Arjan: 20/06/2022 18:35

    Jo ska nevoje per tu matur me njeri tjetrin pasi te dy po punoni shume mire per shtetet tuaja

    Përgjigju
  • Ani: 20/06/2022 18:14

    Pervec abetares se unifikuar dhe enciklopedise projekti me me vlere do te jete hekurudha prishtine durres qe do ti bashkoje njher e pergjithmon shqiptaret

    Përgjigju
  • Andja: 20/06/2022 18:14

    Enciklopedia shqiptare eshte nje nga marreveshjet me te bukura qe ruan kulturen shqipetare dhe na unifikon si komb me kosoven sa pune e mire si kjo ashtu dhe 18 marrveshjet e tjera qe u firmosen sot

    Përgjigju
  • Egi: 20/06/2022 18:10

    Ne dhe kosova jemi nje dhe gjithmon duhet te bejm bashkpunime per te ardhmen tone

    Përgjigju
  • Evi: 20/06/2022 18:09

    Me vjen mir te shoh qe beni marrveshje kaq fitimprurse per popujt tuaj

    Përgjigju
  • anila: 20/06/2022 18:03

    rruget e bashkepunimeve jane te hapuraa dhe per kete gje jemi shume krenare.Kjo eshte nje sjellje prej zoterinjsh dhe beni mire qe po tregoheni kaq te pjekur e profesiniste.

    Përgjigju
  • ela: 20/06/2022 18:01

    shume e drejte ne duhet te gezohemi per sukseset e njeri tjetrit dhe nuk kemi konkurence kur behet fjale per shqiperine ao kosoven.Kjo eshte fryma e duhur per te ecur para.

    Përgjigju
  • Shpetim: 20/06/2022 17:53

    Diten e sotme u mbajt nje mbledhje mes dy vendeve shume rendesishme dhe fitimprurese ku u planifikuan projekte qe kam besim qe do te finalizohen shume shpejt

    Përgjigju
  • Era: 20/06/2022 17:52

    Urojme te mbaroje sa me shpejt nje lehtesim shume i madh per trafikun

    Përgjigju
  • Eri: 20/06/2022 17:52

    Do te lehtesoje shume trafikun shpresojme te mbaroje sa me shpekte

    Përgjigju
  • Ana: 20/06/2022 17:42

    Fale marreshenieve te mira qe ju zoti rama keni mbajtur me kosoven sot u mbajt nje mbledhje ku u planifikua finalizimi i shume projekteve fitmprurese per dy vendet

    Përgjigju
  • Ana: 20/06/2022 16:03

    Mendoj se ju ndermerni vendimet e duhura lidhur me ceshtjet qe prekin dy vendet

    Përgjigju
  • Astrit: 20/06/2022 16:02

    Keshtu do te zhvillohet dhe turizmi ne vendin tone pervecse zhvillimi i sektoreve te tjere ekonomik. Do ket shum impaky pozitiv

    Përgjigju
  • Miri: 20/06/2022 15:03

    Nje gje qe do te na kursej kohe dhe nuk do na ler ne rradh te presim shpresoj qe te behet sa me shpejt

    Përgjigju
  • Aldo: 20/06/2022 15:03

    Kjo do te lehtesoj me shume kalimin dhe trafikun qe behet ne kufij nga turistet dhe vizitoret e suume ne vendin tone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën