Albin Kurti merr dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca, imunizohen 500 bluzat e bardha të vaksinuara në Kukës
Kryeministri Albin Kurti duke marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë me dije se të gjithë bluzat e bardha që janë vaksianuar në Kukës, e kanë marrë tashmë dozën e dytë vaksinës anti-COVID.
Ndërkaq sot ishte dita e parë vaksinimit me dozën e dytë të vaksinës për qytetarët që e kanë marrë atë në Kosovë.
“Ka vazhduar edhe sot procesi i vaksinimit kundër COVID-19, në përputhje me të gjithë parametrat e cilësisë dhe sigurisë nga ekipet e trajnuara në të gjithë vendin. Tashmë është kryer vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca për qytetarët të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës. Ndërsa sot ishte dita e parë e vaksinimit me dozën e dytë për qytetarët që janë vaksinuar në Kosovë. Në sallën e sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë, dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca e mori edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Mirënjohje për profesionistët mjekësor dhe stafin mbështetës për përpjekjet e vazhdueshme për t'u marrë me secilin aspekt kompleks të vaksinimit COVID-19”, shkruan Ministria e Shëndetësisë.
Në kohën që Kosova nuk kishte siguruar asnjë vaksinë anti-COVID, kryeministri Edi Rama ofroi vaksinimin e 500 bluzave të bardha që ndodheshin në vijën e parë të rrezikut.
Ndërkaq, sot janë vaksinuar 667 qytetarë dhe në total që nga fillimi i procesit të vaksinimit, 80.803 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës anti-COVID.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.4%
-
I keq
22.2%
-
As i mirë as i keq
33.3%
Vota total: 1335
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri
26 Dhjetor, 12:52
-
FOTO/ Mbrojtësi i Interit kalon Krishtlindjet në Gjakovë me të dashurën shqiptare
26 Dhjetor, 11:26
-
Albin Kurti 42 km rrugë? Gjatë mandatit të qeverisë u ndërtuan 1.6 kilometra për 3 vite
26 Dhjetor, 11:25
-
Pjesëtari i forcave serbe dënohet me 15 vjet burg në mungesë për krime lufte në Kosovë! Çedomir Aksiq akuzohet për vrasjen e 8 shqiptarëve në Reçak
26 Dhjetor, 11:20
-
Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën
25 Dhjetor, 21:43
-
Kosovë/ KQZ urdhërohte të çertifikojë Listën Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit
25 Dhjetor, 17:03
-
VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve
25 Dhjetor, 16:02
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar
24 Dhjetor, 16:51