Albin Kurti para takimit me Isa Mustafën: LDK nuk mund të ketë gjashtë ministri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se nesër do të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa për të diskutuar mundësitë e formalizmit të bashkëqeverisjes së ardhshme.

Kandidati për kryeministër i cili ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit tha se nesër me Mustafën do të diskutohen për gjitha çështjet e hapura, përfshi postet ministrore dhe çështjen e emërimit të presidentit.

Kurti edhe një here u shpreh i vendosur për mos koalicion me Listën Serbe, teksa tha se edhe ndarja e ministrive është çështje e negociatave.

Kurti komentoi edhe deklaratat e LDK-së që posti i kryeministrit baraspeshon me gjashtë apo më shumë ministri, duke thënë se diçka e tillë nuk qëndron, përkundër populli i Kosovës përmes votës e ka zgjedhur atë për kryeministër.

“Kryeministrin e ka përcaktuar populli me 6 tetor, ministritë janë të diskutueshme”, tha Kurti.

Më herët, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se posti i presidentit ende nuk është diskutuar me VV-në, por do të futet si pjesë e marrëveshjes së koalicionit.

“Nuk kemi biseduar, por kjo çështje do të jetë e bisedave tona pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve. Tani qëndrimi jonë si LDK është që me Vetëvendosjen duhet të bisedojmë dhe t’i fusim marrëveshjet e koalicionit të gjitha pozitat për të cilat do të votohet në kuvendin e Kosovës edhe në qeverinë e Republikës së Kosovës të cilat ndodhin ose vinë gjatë 4 viteve të mandatit tonë të përbashkët qeverisë që është edhe pozita e presidentit të Republikës. Mund të jenë edhe pozita të tjera që lirohen ndërkohë gjatë asaj periudhe, por natyrisht se ne nuk do ta zgjedhim presidentin tash dhe as nuk do të merremi tani me zgjedhjen e presidentit por tani do të merremi vesh si partnerë të koalicionit që në momentin kur do të sfidohemi me zgjedhjen e presidentit të kemi një marrëveshje që bashkërisht t’i bëjmë votat dhe ta mundësojmë që ajo punë të kryhet në kuvendin e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)