Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një intervistë për median “Al Jazzer”, në të cilën ka folur rreth çështjeve aktuale në Kosovë. Kurti ka thënë se shkëmbimi i territoreve si projekt politik ka dështuar, por si ide ende ekziston, megjithëse kjo nuk do të ndodhë, sepse ai thotë se kjo është një "formulë për luftë" dhe vazhdimi pro kësaj ideje nuk çon në përparim të marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë.
“Jam i sigurt se presidenti serb është nostalgjik për ato kohë, që nënkupton se projekti politik i shkëmbimeve të territoreve ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur. Por, nostalgjia nuk është një ndjenjë me të cilin mund të bëjmë progres. Shkëmbimi i territoreve nuk do të ndodh. Shkëmbimi i territoreve është formulë për luftë. Nuk mund të kesh kufij perfekt etnik, gjithmonë do ketë njerëz që ndjejnë se janë në anën e gabuar të tij. Ajo që kemi nevojë janë republikat që kanë marrëdhënie normale dhe demokraci. Demokracitë nuk e luftojnë njëra-tjetrën”, u shpreh Kurti për “Al Jazeera”.
Kreu i qeverisë së Kosovës ka folur dhe në lidhje me Asociacionin, ndërsa tha se nuk mund të ketë Asociacion një-etnik.
“Asnjë serb i Kosovës nuk më ka shkruar ndonjëherë ndonjë letër, në bazë të së cilës kërkon Asociacion në bazë një-etnike”, u shpreh Kurti.
Kryeministri Kurti ka komentuar dhe tensionet së fundmi në veriun e Kosovës. Ai foli dhe rreth mundësisë për shfaqjen e krizave të tjera për shkak të bandave kriminale.
“Kriza nuk ka përfunduar sepse Kosova dhe Serbia kanë marrëdhënie jonormale. Kemi nevojë për marrëveshje për normalizim me fokus njohjen. Nga ana tjetër, kriza nuk ka përfunduar sepse strukturat ilegale të Serbisë që janë atje që nga 1999, së fundmi janë kthyer në banda kriminale që kanë ngritur barrikada. Agresiviteti i tyre që është rritur është shprehje direkte e panikut të tyre. Ata e dinë që sundimi i ligjit në Republikën tonë është më i fuqishëm se kurrë dhe nga frika ata kanë ngritur këto barrikada dhe nga frika i kanë hequr”, tha Kurti.
Kurti ka thënë se bandat kriminale po i frikësojnë serbët e Kosovës duke i bërë që të mos i kundërshtojnë.
“Tani mediat nuk janë aq influencuese si dikur, por struktura ilegale që janë shndërruar në banda kriminale po kërcënojnë serbët dhe kjo është faktori kryesor që të disiplinohen serbët sipas vizionit të Beogradit. Ai vizion është Kosovë pjesë e Serbisë. Ata duan ta zbulojnë një makinë të kohës dhe të kthehen në shekullin e kaluar, nuk do të ndodh kështu që ata mund ta bëjnë budalla vetëm vetën. Serbët e Kosovës e dinë këtë mirë, por gjithsesi janë të frikësuar.”, u shpreh ai.
Kryeministri Kurti është shprehur gjithashtu se Kosova është e shqetësuar dhe e kërcënuar nga lidhjet e fuqishme mes Serbisë dhe Rusisë.
“Lidhjet e fuqishme mes Serbisë dhe Rusinë na shqetësojnë, prandaj na duhen më shumë trupa të NATO-s. ndihem i kërcënuar nga Serbia, që është regjim klient i Rusisë. Bashkëpunimi i tyre është rritur pas pushtimit të Ukrainës, prandaj na duhen më shumë trupa”, tha Kurti.
Kete "ide" e sajuan opozitaret e Hashimit ne Kosove dhe Shqiperi.Hashimi asnjhere,kurre as nuk e ka permendur,as nuk ka pasur ide per nderrim teritoresh.Ai ka thene disa here publikisht se, "perkrahim referendumin e shqiptareve te Lugines per bashkimin e Kosoves lindore me Kosoven",pa Ujemanin,pa Mitrovicen dhe pa asnje Marreje dhenje tjeter.Opozitaret andej ekendej drini, sajuen,shtuan,pamaenduan dhe imagjinuar se nuk ka "Marrje pa dhenje" dhe krijuen ate qe edhe sot trumbetojne ane e kend treveave shqiptare.
Përgjigju