KOSOVË- Në kuadër të përgatitjeve për vizitën e ardhshme në Paris, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim këshilltaren politike për Ballkan të presidentit francez Emmanuel Macron, Isabelle Dumont.
Ky takim u mbajt në përgatitje të vizitës së kryeministrit Kurti në Paris gjatë javës së ardhshme, ku do të zhvillohet takimi i parë me presidentin Macron.
Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet politike në Koosvë, rajon e botë, integrimi europian, bashkëpunimi bilateral dhe thellimi i marrëdhënies mes Koosvës e Francës, si edhe dialogu Kosovë-Serbi.
Në takim morën pjesë edhe ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, këshilltari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, Guillaume Rousson, dhe këshilltari i parë në ambasadë, Cyprien François.