Albin Kurti: Sa më e fortë të bëhet Kosova, aq më shumë egërsohet Serbia

Albin Kurti: Sa më e fortë të bëhet Kosova, aq më shumë egërsohet Serbia

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vendimin e Qeverisë së Serbisë për të intonuar himnin serb në fillim të vitit të ri shkollor në të gjitha shkollat e Serbisë, përfshirë edhe shkollat shqipe, e ka lidhur me dobësimin e saj. Siç tha ai, dobësimi i Serbisë karshi Kosovës po e shton agresivitetin serb.

Kurti me rastin e vënies së gurthemelit të shkollës “Ilir Konushefci” në fshatin Llugë të Podujevës tha se shqiptarët nën Serbi vazhdojnë të jenë të diskriminuar dhe se për këtë dëshmitarë ishin edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Sipas tij, edhe zullumit të Serbisë karshi serbëve të Kosovës po i vije fundi, pasi që Kosova është shtet i pavarur dhe më demokratik.

“Nuk bëhet fjalë për kurrfarë veprimi demokratik e human, përkundrazi sa më e dobët që është Serbia karshi Kosovës, aq më shumë po egërsohet ajo. Andaj edhe një lloj agresiviteti të shtuar të Serbisë duhet ta kuptojmë brenda dobësimit të saj në përgjithësi. Kosova është shtet i pavarur sovran dhe demokratik i cili angazhohet për gjithë qytetarët pa dallim, por natyrisht në angazhohemi edhe për shqiptarët në Serbi. Shqiptarët që janë nën Serbi, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ata janë të diskriminuar, dhe dëshmitarë për këtë ishte edhe delegacioni ynë që ishte në vizitë atje. Edhe ky zullum i shtuar i Serbisë që bëhet edhe për vetë serbët në Kosovë është duke i ardhur fundi sepse shteti i Kosovës është më demokratik dhe i pavarur”, tha ai.

Kreu i ekzekutivit ka folur edhe për vizitën e presidentit të Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, në Ballkan, në kuadër të të cilës nuk e vizitoi Kosovën.

Sipas tij, kjo vizitë e presidentit turk kësaj radhe lidhet me Bosnjën.

“Ata i kanë agjendat e tyre dhe ne Turqinë e kemi shtet, mik e aleat. Turqia është shtet shumë i fuqishëm në NATO, por dialogu që zhvillohet mes Kosovës e Serbisë, tash Kosova nuk është aty temë, por është palë bëhet me ndërmjetësim të Brukselit dhe ndihmohet nga ShBA-ja. Nesër vijnë përfaqësuesit specialë nga Berlini dhe Parisi që do ta shoqërojnë Lajçakun, ndihma e gjitha shteteve mike është e mirëseardhur. Por, tash agjendat se kur vizitojnë e ku burrështetasit e shteteve mike, nuk mund ta kuptojmë plotësisht. Përshtypja ime është se jo vizitë kishte më tepër të bënte me Bosnjën sepse e konsiderojnë vend shumë më të rrezikuar se Kosova, andaj edhe vizita ishte në Serbi dhe Kroaci. Sepse Serbia dhe Kroacia kanë ndikime të fuqishme në Bosnjë. Vizita në Ballkan kësaj radhe e presidentit turk lidhet me Bosnjë. Nuk është se ne mund ta dimë qind për qind, ku, çka, kush shkon”, tha Kurti.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albi: 08/09/2022 22:37

    Enver hoxha ka then se armiku mposhte me pune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë