Albin Kurti: Tirana kritika më të
forta se Prishtina kundër Serbisë 

Albin Kurti: Tirana kritika më të<br />forta se Prishtina kundër Serbisë 
Për Albin Kurtin, ish kreun e "Vetëvendosjes", Tirana zyrtare po mban një qëndrim më të avancuar se Prishtina për konfliktin Kosovë-Serbi.

Deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama se nëse Serbia cenon 1 cm të territorit tonë, Shqipëria e Kosova do të jenë gati t’i përgjigjen, duket se ka gjetur përkrahjen e "Vetëvendosjes".

"Rebeli” i politikës kosovare thotë për Report Tv se kundër Serbisë reagimi duhet të jetë si komb.

"Qeveria e Shqipërisë po mban qëndrim më të avancuar duke kritikuar Serbinë dhe unë uroj që ky bashkëpunimi i Shqipërisë me Kosovën dhe interesimi i Tiranës Zyrtare të rezultojë edhe në krijimin e institucioneve dhe mekanizmave të përbashkët me Republikën e Kosovës. Ndaj Serbisë duhet të jemi bashkë si një komb. Besoji që qeveria e Shqipërisë ka shansin të dëshmojë veten", u shpreh Albin Kurti.  

Konflikti mes Kosovës dhe Serbisë lindin pas ndalimit në kufi të një treni serb me mbishkrimin “Kosova është Serbi” vizita dhe deklaratat e Ramës në kosovë ngjallën reagime në Beogradin zyrtar.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Situata e zjarreve ende kritike, 29 vatra të rëna gjatë 24 orëve të fundit! 15 ende aktive, problematike ato në Tomor, Prespë dhe bjeshkët e Dibrës

Situata e zjarreve ende kritike, 29 vatra të rëna gjatë 24 orëve të fundit! 15 ende aktive, problematike ato në Tomor, Prespë dhe bjeshkët e Dibrës