Në 80-vjetorin e lindjes së regjisorit të njohur Dhimitër Anagnosti nuk ka munguar as ish lideri kosovar i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti. “Kam ardhur vetëm për ta parë, uruar për ditëlindjen dhe për ta përshëndetur, sepse qëllimi konkret i ardhjes time në Shqipëri është një protestë e organizuar nga dega e partisë time në Tiranë”, tha Kurti.
Albin Kurti u shpreh se ndjente një detyrim të madh të vinte pak çaste në ditëlindjen e regjisorit të madh shqiptar Dhimitër Anagnosti.
“Nuk mund të rrija pa ardhur që ta takoja, ne jemi rritur me filmat e tij”, tha ai. Pasi i shprehu mirënjohjen për artin e bukur që përcillte në kohën e ndarjes së Shqipërisë me Kosovën, Kurti rrëfeu se në vitet ’80, kur Kosova ishte e varur nga Serbia, filmat shqiptarë i ndiqnin në mënyrë ilegale, sepse mund të dënoheshin për këtë.
“Sajonim antena të ndryshme dhe i ngjisnin fshehtas për të parë lajmet dhe filmat nga Shqipëria. Ne jemi rritur me filmat shqiptar”, tha Kurti.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com