Albpetrol, Braçe: Përgjegjësia
e qeverisë Berisha
Pas deklaratave të ministrit të Ekonomisë Nasip Naço se qeveria nuk është në gjendje të zbulojë vërtetësinë e bilanceve financiare të kompanive koncensionare të naftës, deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar, duke e akuzuar kreun e METE-s për mashtrim.
Pas deklaratave të ministrit të Ekonomisë Nasip Naço se qeveria nuk është në gjendje të zbulojë vërtetësinë e bilanceve financiare të kompanive koncensionare të naftës, deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar, duke e akuzuar kreun e METE-s për mashtrim. Ministri i Ekonomisë Nasip Naço ka pranuar që përfitimet e Shqipërisë nga nafta janë zero lekë, por, për këtë, ka akuzuar opozitën, edhe pse, prej tetë vitesh, sektorin e menaxhon qeveria e Sali Berishës. Kjo nuk është e vërtetë, tha Braçe në rrjetin social Facebook.
Sipas tij, sot, në fuqi janë katër marrëveshje hidrokarbure. Për një vendburim, atë të Patos-Marinzës, ka vendosur qeveria e Fatos Nanos, e, më pas, qeveria Berisha e ka zgjeruar atë marrëveshje dy vite më parë. Për 6 vendburime, ndër më cilësoret që ka Shqipëria në naftë e gaz, me tri marrëveshje, kanë vendosur Sali Berisha dhe Ilir Meta. Më tej, në vitin 2006 kompanisë koncensionare Saxon i janë kaluar 107 puse për shfrytëzim, ndërkohë që aktualisht janë mbi 1.000 puse që ka dhënë qeveria Berisha me planin e zhvillimit të miratuar nga METE. Plani i zhvillimit të kompanisë Stream Oil nuk është miratuar nga ndonjë institucion. Përkundrazi, oponenca akademike dhe Agjencia e Burimeve Natyrore e kanë rrëzuar. Ministri Prifti nuk e ka miratuar. Plani i zhvillimit për pesë vendburimet më të mira në naftë e gaz të Shqipërisë ka hyrë në fuqi "në heshtje". Ky është skandal, për të cilin duhet mbajtur përgjegjësi penale, argumenton Braçe.
Ndërkohë, lidhur me mospagimin e tatimfitimit nga këto kompani, gjë, për të cilën ministri i Ekonomisë e ka hedhur fajin tek opozita, deputeti i opozitës thekson se organet fiskale në periudhën më fitimprurëse për kompanitë i ka në vartësi qeveria Berisha. Sipas tij, fiskalizimi i sektorit të naftës e gazit është përcaktuar me dekret presidencial nga Sali Berisha në vitin 1994. Në të thuhet se norma e tatimfitimit në këtë sektor është 50%. Në nenin 2 të tij thuhet se, për efekt të llogaritjes së tatimfitimit, kompanive u zbriten investimet kapitale, shpenzimet operative dhe administrative, etj. Nuk thuhet kund se ç'është "etj", por duket qartë që ka qenë një thes i hapur. Po në këtë nen, urdhërohet që detajet e shpenzimeve të zbritshme të përcaktohen në marrëveshje hidrokarbure dhe miratohen nga ministri. Por, sipas Braçes, përgjegjësia më e madhe është tani, katër vitet e fundit.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7839
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City
24 Nëntor, 17:33
-
GOLAT/ 'Faraoni' Salah nderon Liverpoolin, nis shkëputja në krye të Premier League! Luhet Ipsuich - Man. United
24 Nëntor, 17:31
-
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e Trump
24 Nëntor, 17:30
-
Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht
24 Nëntor, 17:21
-
Njerëzit e krimit protestojnë për takimin e Ramës në Londër
24 Nëntor, 17:17
-
Kreshnik Spahiu në Report TV: “Paketa e maleve” pozitive, por jo të gjithë emigrantët mund bëjnë bujtina apo hotele! Duhen oferta për kthimin e profesionistëve
24 Nëntor, 17:06
-
Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
24 Nëntor, 17:00
-
VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon dhe i jep tri pikë Lille
24 Nëntor, 16:44
-
Spahiu: Antimitingu me 100 veta shumë i vogël, prisja më shumë emigrantë kundër...
24 Nëntor, 16:42
-
Shirat mbushin liqenin e Fierzës me plehra! Peshkatarët: Pasojë e sjelljes së njerëzve në Kosovë e Shqipëri
24 Nëntor, 16:38
-
Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital
24 Nëntor, 16:34
-
VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë
24 Nëntor, 16:24