TIRANE- Duke shfrytëzuar vizitën e Avokatit të Popullit, Igli Totozani, në Fier, ish-punonjës të kompanisë Albpetrol, u mblodhën dje pranë Bashkisë së qytetit, duke kërkuar zgjidhjen e çështjes së shkurtimit të tyre nga puna. Më shumë se 1.200 naftëtarë, të dalë të papunë nga reforma e vitit 2010, nuk përfitojnë vjetërsinë e punës në përputhje me Kodin, në një kohë kur kompania është futur në proces privatizimi. Avokati i Popullit ka premtuar ndjekjen e çështjes. Totozani ndodhej sot në Fier për nënshkrimin e një marrëveshjeje me shoqërinë civile dhe zhvilloi edhe një takim me kryetarin e Bashkisë.
SHKURTIMI
Vendimet e para të qeverisë për shkurtime, pas vitit 2005, kanë qenë ato të viteve 2008 dhe 2010, me shkurtime përkatësisht 1.100 dhe 1.294 punonjës. Është koha kur Albpetroli u jep më shumë të drejta shfrytëzimi të naftës kompanive koncensionare, kështu që ka nevojë për më pak fuqi punëtore. Aktualisht, në rast se do të zbatoheshin këto vendime, ndërmarrja do të kishte 1.651 punonjës gjithësej. Por, ç’ka ndodhur, në fakt?
Në qershor 2009 ishin zgjedhjet parlamentare, ndërkohë që në maj 2010 ato vendore. Në dhjetor 2009, u shënua një shtesë prej 1.229 punonjësish, ku 901 ishin punonjës krejtësisht të rinj dhe 328 të ardhur nga bashkimi me kompani tjetër. Në vitin 2010, Albpetroli ka 4.467 punonjës, edhe më tepër se sa kishte në 2005-ën. Problemi ishte tani që nuk mund të injoroheshin vendimet qeveritare për shkurtimet, kështu që u vendos edhe nga shoqëria që të iknin 1.294 punonjës.
Sipas Kodit të Punës dhe VKM-ve, ata duhej të trajtoheshin me nga një vit pagë secili, plus vjetërsinë e punës, që llogaritet me 15 ditë për çdo vit pune.
FONDI
Fondi i njohur nga qeveria, që Albpetroli duhet ta paguante nga fondet e veta, për pagesën e punonjësve që largoheshin ishte 600 milionë lekë të reja, ku përfshihen paga njëvjeçare dhe vjetërsia. Mesatarisht, i binte që çdo punonjës i larguar të paguhej edhe me 8.7 paga mujore. Por, drejtori ka vendosur “eliminimin” e fondit për vjetërsinë në punë të atyre që largohen, për të përfituar një sasi të konsiderueshme parash, që do t’i kalonte për të punësuarit e rinj.
Ai vendos të largohen punonjësit e vjetër, por të trajtohen ata si “punonjës të rinj”, që nuk përfitojnë nga vjetërsia në punë. Këtë të fundit e marrin vetëm ata që kanë mbi tre vjet në punë. Me urdhër të tij, punonjësit e larguar duhej të merrnin vetëm një vit pagë, duke i trajtuar shkurtimet për ristrukturim, në fakt, si “pushim të menjëhershëm për shkaqe të justifikuara”.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com