Albpetrol, në 4 vjet fitimi
i blerësit 81 mln euro
Konsulentë amerikanë të Patton Boggsit, të angazhuar nga qeveria shqiptare për të përgatitur privazitimin e Albpetrolit, kanë përgatitur raportin e vlerësimit të aseteve, sipas të cilit vlera e kompanisë së naftës është 322 milionë euro. Kjo është sa katër vjet fitime të realizuara nga ky subjekt.
Grupi amerikan i konsulentëve nga kompania Patton Boggs, i pajtuar nga qeveria shqiptare për të mbikëqyrur procesin e privatizimit të shoqërisë së naftës me pronar shtetin Albpetrol, vlerëson se asetet që ka në dispozicion ky subjekt llogariten në 322 milionë euro. Kjo është një shifër që, me sa duket, qeveria do ta nxjerrë si çmim-dysheme në procesin e tenderimit ndërkombëtar për shqitjen e 100 për qind të aksioneve të saj, bëjnë të ditur për Shqiptarja.com zyrtarë të ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Kjo është një shifër shumë më e ulët, edhe nga vetë vlerësimet e mëparshme nga të njejtët ekspertë për kompaninë në fjalë, që janë bërë më parë. Konsulenti ndërkombëtar Patton Boggs është shprehur më 2010 shprehej se Albpetroli vlente 497 milionë USD dhe më pas shifra u korrigjua në ulje, në 420 milionë dollarë, pra 322 milionë euro. Por, vetëm në një vit, të paktën zyrtarisht, është deklaruar që fitimi i kompanisë së naftës ka qenë I tillë, që do të mjaftonin katër vite për të kthyer shpenzimin e bërë për blerjen e kompanisë. Më 2012, viti i fundit për të cilin Tatimet kanë
regjistrime të deklaratave mbi fitimet e kompanive, Albpetroli ka deklaruar një fitim në masën 11 miliardë lekë, ose 81 milionë euro me kursin aktual. Pra, edhe pa shfrytëzuar intensivisht, me metoda të reja, naftën e nëntokës shqiptare, kompania që do të blinte Albpetrolin do të kishte fitime kolosale.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Shqiptarja.com) (aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
67%
-
Jo
29.8%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3832
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës
10 Janar, 23:03
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28