ALBtelecom partner kyç i Sparkle për autostradën më të re digjitale mes Athinës dhe Milanos

ALBtelecom partner kyç i Sparkle për autostradën më të re digjitale mes Athinës dhe Milanos

Lidhja e re ofron itinerarin më të shkurtër dhe më të shpejtë nga Ballkani në ekosistemet kryesore të internetit të Evropës Perëndimore, duke i shtuar larmi dhe duke i bërë më të plota itineraret ekzistuese.

Sparkle, ofruesi i parë ndërkombëtar i shërbimeve në Itali dhe mes dhjetë operatorëve kryesorë globalë, njofton fillimin e Albania Crossing, itinerarit të ri, të drejtpërdrejtë që lidh Athinën me Milano.

E ndërtuar në bashkëpunim me ALBtelecom, kompaninë më të madhe të telekomunikacionit në Shqipëri, lidhja e re e fibrave optike përshkon Shqipërinë, kabllon nëndetare Bari-Durrës dhe backbone italian, në rrugën direkte më të shkurtër nga Athina në Milano, me kapacitetin për të arritur të gjithë qendrat e tjera kryesore në Evropën Perëndimore.

Albania Crossing prezantohet si një linjë e shpejtë dhe e larmishme nga Ballkani drejt Evropës Perëndimore, duke ofruar performancën më të mirë krahasimisht me lidhjet ekzistuese tokësore mes Athinën dhe Milanos. Si rezultat, aktorët rajonalë dhe ndërkombëtarë të telekomit  mund të përfitojnë nga zgjidhje të larmishme dhe të besueshme të kapacitetit, të disponueshme në shumëfisha 100G.

“Jemi të privilegjuar për këtë bashkëpunim me Telecom Italia, sidomos për vlerat në krijimin e urës së komunikimit digjital mes lindjes dhe perëndimit, ku ALBtelecom ka implementuar me sukses ndërtimin e infrastrukturës së fibrave optike e do të kontribuojë edhe në vijimësi në integrimin digjital të rajonit tonë në Europë.” – u shpreh Znj. Bilgen Aldan, Drejtore e Përgjithshme e kompanisë ALBtelecom.

Albania Crossing është linja e gjashtë e Sparkle që lidh zonën jug-lindore të pellgut mesdhetar me pjesën tjetër të botës, përveç unazës ekzistuese nëndetare dhe lidhjeve me fibra tokësore përmes Sofjes, duke mundësuar kështu implementimin e një lidhjeje të fortë e tejet të plotë.

Lidhja e re realizuar përmes ALBtelecom është pjesë e një strategjie më të gjerë zgjerimi që shfrytëzon Athinën si një pikë ndërrajonale gjithnjë e më të rëndësishme dhe Milanon si një qendër kryesore për internetin dhe shërbimet cloud në kontinentin evropian, për të përmbushur nevojat e lidhjes së shumëllojshme midis Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe Evropës.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur