Aldo Bumçi nga Rithemelimi akuza qeverisë: Të tërhiqet Bordi i Transparencës, po varfëroni shqiptarët

Aldo Bumçi nga Rithemelimi i PD-së ka reaguar në lidhje me uljen e çmimit të naftës me 2 lekë një ditë më parë ngë Bordi i Transparencës. Në një njoftim për mediat Bumçi thotë se Bordi është bashkëpunëtor në vjedhje dhe në varfërimin e shqiptarëve. Bumçi risjellë në vëmendje çmimin e naftës në bursën ndërkombëtare, ku sipas tij ka shkuar në 95 dollarë për fuçi.

'Bordi i Transparencës e ka ulur çmimin e naftës në vend nga 240 në 238 lekë për litër. Dylekëshi i bordmenëve të qeverisë dhe oligarkisë nuk është ulje, por një shuplakë për konsumatorin shqiptar. Në bursën ndërkombëtare nafta ka shkuar në 95 dollarë për fuçi. Kjo rënie globale nuk duket askund në çmimin e Bordit të Transparencës. Të vetmet raste kur çmimet në Shqipëri lëvizin, është kur nafta në tregjet ndërkombëtare rritet.  Standardi i përdorur nga grosistët, i lejuar dhe bekuar nga qeveria, është tregues i talljes dhe babëzisë me qytetarin.  Partia Demokratike bën thirrje edhe njëherë që bordet të tërhiqen, duke mos i dhënë rast Edi Ramës t'i përdorë si mekanizëm propagande. Bordet nuk shërbejnë për gjë tjetër, veç si shfajësim i qeverisë për abuzimet me çmimet e larta të hidrokarburve. Çdo ditë që kalon e bën Bordin e transparencës bashkëpunëtor në vjedhje dhe në varfërimin e shqiptarëve. Mosreflektimi i uljes së naftës në bursa në tabelat e çmimeve të karburanteve në vend, është shenjë se Bordi nuk bën transparencë, por shërben si gjethe fiku.  Nuk i mbron qytetarët, por sajdis qeverinë dhe oborrin e biznesit kryeministror. Me naftën, ushqimet, pasigurinë e jetës dhe humbjen e shpresës, Shqipëria është një vend në rrezik.   Nuk duhet të largohen shqiptarët nga vendi, por rreziku.’- tha Bumçi.

Pa kaluar ende 24 orë, Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin për naftën dhe benzinës, ndërsa çmimi i gazit nuk ka ndryshuar. Nga sot nafta do të shitet me 238 lekë për litër, 2 lekë më pak se një ditë më parë, ku çmimi ishte 240 lekë. Ndërsa benzina do të shitet 3 lekë më pak për litër, 218 lekë nga 221 që shitej vetëm 24 orë më parë. Çmimi i gazit vijon të mbetet 81 lekë për litër.

Si pasojë rritjes së menjëhershme të çmimit të karburanteve, qeveria ngriti me akt normativ Bordin e Administrimit të Karburantit më 7 mars për të bërë transparencë në mënyrë që të mos lejoheshin abuzimet. Ky akt normativ hyri në fuqi menjëherë. Në komisionin e Ligjeve nuk u dha asnjë afat se porsa kohë do të jetë në fuqi Bordi i Transparencës për Karburantet.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat