Ngrihet Bordi i Administrimit të Karburantit, Rama: Nga sot çmimet do kalojnë në filtrin e transparencës, s'lejojmë abuzim në kurriz të qytetarëve

Ngrihet Bordi i Administrimit të Karburantit, Rama: Nga sot çmimet do kalojnë në filtrin e transparencës, s'lejojmë abuzim në kurriz të qytetarëve

Kryeministri Edi Rama

1646727070_rama1.jpg

Duke nisur nga kjo e shtunë, çmimet e karburantit në vend do të kalojë në filtrin e transparencës. Kështu bën me dije kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se në asnjë pikë karburanti nuk do të ketë çmim të vendosur pa miratimin e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, që u ngrit ditën e sotme.

Kryeministri thekson se marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë dhe nuk do të lejohet abuzimi në kurriz të qytetarëve.    

"Mirëmëngjes  dhe me konfirmimin se nga sot, me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve, ju uroj një fundjavë të mbarë", shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Bordi i Administrimit të Karburanteve vendos: Nafta 217 lekë deri më 15 mars! Pikat e karburanteve zbatojnë vendimin (Vëzhgimi i Report Tv)


/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë