Aldo Terrusi peticion qeverisë
shqiptare për eshtrat e të atit

Aldo Terrusi peticion qeverisë<br />shqiptare për eshtrat e të atit
Një varr për Giussepe Terrusin. Kështu e ka titulluar peticionin e tij drejtuar Ambasadës Shqiptare në Romë, Aldo Renato Terrussi, djali i ish drejtorit të bankës së Vlorës Xhusepe Terrusit, që vdiq i dënuar nga diktatura në burgun e Burrelit.

Pas qindra vajtje-ardhjeve në Shqipëri për më shumë se 25 vjet, Aldo Renanto Terrusi, nuk ka marrë asnjë përgjigje për vendndodhjen e eshtrave të babait të tij.

Në faqen e tij në facebook ai ka deklaruar edhe peticionin që i drejtohet qeverisë shqiptare.

Në këtë peticion shkruhet: “Ju lutem të gjithë miqve të firmosin".
 
Më tej Aldo shkruan se:  
 
“Giuseppe Terrusi, drejtor i Bankës së Italisë dhe Shqipërisë, ka qenë i burgosur (i pafajshëm) me urdhër të Enver Hoxhës (diktatorit shqiptar) në vitin 1945. Ai u dënua me një seancë të gjyqit politik që ishte më tepër një shfafje dhe jo gjykim i vërtetë me dyer të mbyllura, në të cilën ai u dënua me 10 vjet burgosje me izolim.

Atij i pushoi zemra nga brengosja në burgun famëkeq të Burrelit, në Shqipëri, në vitin 1952. Edhe sot, në vitin 2017, qeveria shqiptare, pavarësisht njohjes së pafajësisë dhe shumë çështjeve personale dhe institucionale, nuk i ka kthyer ende eshtrat e Giuseppe Terrusit. Në këtë peticion, drejtuar Ambasadës Shqiptare në Romë, kërkoj që eshtrat e Giuseppe Terrusi të kthehen në Itali në mënyrë që ai të gëzojë të drejtën e ligjshme të njohur universalisht: për t'u lutur pranë varrit të të dashurve të tyre.”

 
Aldo Renato Terrusi ka ardhur shpesh në Shqipëri për të kërkuar gjurmët e babait të tij.

Ai ka dorëzuar në arkivën e shtetit shqiptar edhe një libër me një shënim të diktatorit Enver Hoxha dhuruar nënës së tij, ku Hoxha i kërkonte nënës së Aldos, Aurelias që të kishte lidhje dashurie me të.

Aurelia zgjodhi të martohej me Giussepen dhe sipas Aldo Terrusit dhe dëshmitarevë të kohës, diktatori Hoxha zgjodhi të hakmerrej duke burgosur bashkëshortin e Aurelias me pasojë akuzat absurde politike dhe burgosjen e tij.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.con

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur