Aleanca BESHBA, që ka qenë shtylla e Perëndimit për dekada, nuk është më e palëkundshme pas ardhjes së president Donald Trump. Kështu u shpreh eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi në emisionin 'Bota Report' në Report TV, duke kujtuar se Europa dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë bashkë në të gjitha krizat madhore që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, nga Lufta e Ftohtë te lufta kundër terrorizmit dhe krizat në Afganistan e Irak, por se filozofia e re e politikës së jashtme amerikane ka thyer tabu të vjetra dhe ka shkundur themelet e kësaj marrëdhënieje, duke hyrë në një fazë të re që kërkon kohë për t’u kuptuar dhe për t’u përtypur.

"Marrëdhëniet mes Europës dhe SHBA kanë kushtëzuar gjysmën e dytë të shekullit 20, që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Europa dhe Amerikanë kanë qenë bashkë në shumë kriza duke përballuar Luftën e Ftohtë, shpërbërjen e Bllokut Komunist, shpërbërjen e Jugosllavisë, luftën kundër terrorizmit, krizat në Afganistan e Irak, pra kanë qenë bashkë në shumë sfida e kanë ndarë sukseset dhe dështimet. Ishte një aleancë që mendohej se do të ishte shtylla kryesore e Perëndimit kolektiv. Me ardhjen e Donald Trump u duk sikur po fryn një filozofi tjetër marrëdhëniesh që bëhenme deklarata të hapura e shpesh të pamenduara. Presidenca e Trump ka thyer shumë tabu që ishin të pandryshuara në politikën e jashtme amerikane. Kemi zgjedhjet në mes mandati dhe duhet parë reagimi i elektoratit ndaj politikave të Trump. Do të duhet të presim edhe pak si do jetë reagimi i ëtyre politikave që kanë shkundur themelet në nivelin e një tërmeti për këto marrëdhënie që kanë qenë boshti i aleancës perëndimore. Në histori asgjë nuk është e palëvizjshme. Edhe BE-së do ti duhet pak kohë sa të mësohet me Trump” tha ai.


Lajmi kryesor:

Europa firmosi marrëveshje historike tregtare me Indinë, Kamberi për Report TV: Erdhi pas tensioneve me SHBA-në! BE-ja një gjigant ekonomik dhe një xhuxh politik