Deputetja Mesila Doda e ka konsideruar si një hap emancipimi, inaugurimin e Aleancës së Grave Këshilltare të Tiranës, duke e cilësuar si një aleancë përtej axhendës politike dhe madje si një model suksesi. Nëpërmjet statusit të saj në Facebook pasditen e së mërkurës, Doda shprehet: “Lajm i mire!!! Sot isha e pranishme ne ceremonine e inaugurimit të Aleancës së Grave Këshilltare të Tiranës.
Kenaqësi të shohim një produkt real e imediat të punes sonë si parlamentare që arritëm të ndryshojmë kodin zgjedhor. Prania e 50% të grave këshilltare në bashkinë e tiranës është një indikator model”
/Shqiptarja.com
Kenaqësi të shohim një produkt real e imediat të punes sonë si parlamentare që arritëm të ndryshojmë kodin zgjedhor. Prania e 50% të grave këshilltare në bashkinë e tiranës është një indikator model”










