Kreu i Aleancës Kuq e Zi nga qyteti i Gramshit ka akuzuar Kryeministrin se në faqen e tij të rrjetit social “Facebook”, ka mijëra shtetas serbë, të cilët e kanë pëlqyer këtë faqe. Spahiu ka publikuar statistikat e mbështetësve të shtetasit Berisha në faqen e tij në “Facebook”.
"85,441 mbështetës nga Serbia per shtetasin Berisha në rrjetin e tij në "Facebook". Ata që pëlqejnë Sali Berishën nga Serbia janë shtatë herë më shumë se sa shqiptarët nga Kosova. Ky njeri, që simbolizon vetëm akte tradhtare, duhet të sqarojë publikisht mbështetjen nga afro 100 mijë simpatizantët serbë. Lidhjet e Berishës me Serbinë edhe në rrjete sociale mendoni se çfarë bëhet në aferat e tij korruptive në tetë vite qeverisje", deklaroi Kreshik Spahiu.
Më tej lideri i kuqezinjve Kreshnik Spahiu u ndal tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese ndaj padisë së ngritur nga një lëvizje radikale për të mbyllur lëvizjen politiko-patriotike Aleanca Kuq e Zi. "Gjykata Kushtetuese tregoi se nuk është në shërbim të shtetasit Berisha, por është gjykatë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Shtetasi Berisha po përdor çdo metodë shoviniste për bllokimin e Aleancës KuqeZi.
Është fakt, tashmë, se tmerri i Sali Berishës dhe Partisë Demokratike është Aleanca KuqeZi. Koalicioni i tradhtarëve e di tashmë, se do të ndëshkohet me votën e atdhetarëve. Me 23 qershor të tregojmë që vota kuqezi është votë për Shqipëri", përfundoi fjalën e tij Kreshnik Spahiu.
Gjatë këtij aktiviteti u përshëndet përvjetori i dytë i krijimit të Aleancës Kuq e Zi nga mbështetës dhe qyetarë nga Gramshi duke përçuar një frymëzim të jashtëzakonshëm në përmbushjen e misionit të marrë përsipër nga kuqezinjtë.
Marrë nga Shekulli
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com