Aleanca Kuq e Zi i bashkohet
PD-së në protestën e 18 shkurtit

Aleanca Kuq e Zi i bashkohet<br />PD-së në protestën e 18 shkurtit
Kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar këtë të diel se partia e tij do t'i bashkohet protestës së opozitës më 18 shkurt.
 
“Aleanca Kuq e Zi do t'i bashkohet protestës së PD dhe opozitës”,-
tha Spahiu gjatë një takimi me simpatizantë të Aleancës Kuq e Zi, në kryeqytet. 
 
Kërkojmë “votim pa Edi Ramën kryeministër”, shkoi ai, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protesta.
 
“Të majtët e urrejnë më shumë Edi Ramën, se ka tradhtuar idetë e socialistëve”,-shtoi Spahiu.
 
Kreu i AK-së, Spahiu u shpreh gjithashtu ku sipas tij shqiptarët jetojnë më keq se kafshët.
 
“Edhe lopa në Zvicër jeton më mirë se shqiptarët në Gramsh, Cërrik. Një shqiptar në Shqipëri duhet të bëjë tre punë që të marrë sa një i burgosur në Gjermani”, -
deklaroi ai.

Në këtë takim, mori pjesë gjithashtu kreu i grupit parlametar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ku u shpreh se rezultati i protestës së 18 shkurtit, do të jetë largimi i Ramës nga pushteti.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët