Aleanca Kuq e Zi: Të ndalet
racizmi anti-shqiptar në Maqedoni

Aleanca Kuq e Zi: Të ndalet <br />racizmi anti-shqiptar në Maqedoni
TIRANE - “Të ndalet racizmi anti-shqiptar në Maqedoni”. Apeli vjen nga Aleanca Kuq e Zi si një reagim pas vrasjes së dy shqiptarëve të martën në qytetin e Gostivarit. “Kemi humbur dy vëllezër shqiptarë, të bashkohemi me dhimbjen e kësaj tragjedie. Kërkojmë dënimin e autorëve të vrasjes së tyre”, ka deklaruar AK.

Besnik Shehapi, 25 vjeç, dhe Imran Mehmeti, 30 vjeç, u qëlluan me armë zjarri nga një polic maqedonas, Jakim Trifunovski, i cili kishte zhvilluar me dy shqiptarët një debat në lidhje me një vend parkimi.
 
Ngjarja ka ngjallur debate të shumta në Maqedoni, përfshirë këtu edhe reagime të ambasadorëve të vendeve perëndimore të akredituar në Shkup, ndërsa partitë opozitare shqiptare e kanë etiketuar atë si vrasëse të bashkëjetesës ndëretnike në vend. (im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan