TIRANE- Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e drejtuar nga Shpëtim Idrizi pritet që në fillim të vitit të ardhshëm të jetë në koalicion bashkëqeverisës me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Burime brenda selisë rozë, por dhe të PDIU kanë konfirmuar atë që flitet prej kohësh, për materializimin e koalicionit qeverisës mes PS dhe PDIU, duke e shtrirë nga nivelet e larta të qeverisjes deri në bazë. Mësohet se piketa që ka mbajtur në këmbë komisionin deri më tani, pa një marrëveshje mes palëve, ka qënë qëndrimi në detyrë i drejtoreshës së Insitutit të Sigurimeve Shoqërore Vjollca Braho.
E cila, pavarësisht se e majta ka ardhur në pushtet që pas 23 qershorit, dhe në shtator ajo ka marrë në dorë qeverisjen e vendit, është e vetmja drejtoreshë e përgjithshme që nuk ka lëvizur nga posti. Ndonëse i përket mazhorancës së kaluar, Braho nuk ka lëvizur nga posti dhe bashkë me të dhe personeli që është përfaqësues i PDIU, e cila aktualisht është në koalicionin opozitar dhe ka pesë deputetë të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Ndërkohë mësohet se është diskutuar në parim në lidhje me një post zv.ministri, i cili mund të jetë dhe ai i Zhvillimit Ekonomik, si dhe drejtorë në Ministrinë e jashtme dhe në Ministrinë e Mirëqenies.
Njëherësh, sipas burimeve brenda selisë rozë por dhe selisë së PDIU bëhet me dije se asnjë prej të punësuarve të kësaj partie në kohën e bashkëqeverisjes me Berishën nuk është larguar nga puna nga drejtuesit e PS duke qënë në pritje të materializimit të marrëveshjes bashkëqeverisëse mes Ramës dhe Idrizit, që do të sillte dhe krijimin e një mazhorance me 90 vota bashkë me të gjithë aleatët. Ndërkohë që pa LSI, PS bashkë me PDIU, PBDNJ e PKDSH do arrinte në 72 vota në Kuvendin e Shqipërisë, një shumicë e domodoshme dhe jetike për të marrë dhe vendime me shumicë të thjeshtë.
Përfaqësuesit e PDIU janë shprehur më se njëherë se ato janë parti kauze dhe kauza e tyre është zgjidhja e çështjes çame, e cila merr udhë vetëm përmes bashkëpunimit në qeverisje. Por, PDIU ka konfirmuar se mbështet strategjinë e Ramës për këtë çështje, që e ka përshirë zgjidhjen në dosjen diplomatike. Dhe kjo mbështetje është parë dhe në momentet kyçe kur deputetët çamë nuk e kanë bojkotuar Kuvendin.
NDOKA KA GARANTUAR MBËSHTETJE QEVERISË
Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka kohë më parë është shprehur se është gati të mbështesë qeverinë në të gjitha aksionet e saj në të mirë të vendit. Madje në kuadrin e bashkimit të demokristianëve në një parti të vetme, ai ka nënvizuar se mbështetja do të ishte reale për mazhorancën e majtë, për shkak se PKDSH që ka një deputet në Kuvend, Mark Frrokun është në koalicion ne PS. Në këtë kontekst, mazhoranca e majtë me gjithë mandatin e Ndokës do arrinte në 91 deputetë, vetëm dy mandate larg shumicës për ndryshimin e Kushtetutës. Ndoka mbështeti kandidatin e majtë në Korçë, ndërsa nuk ka prishur koalicionin vendor me PS, kryesisht në këshillat bashkiake dhe komunale.
LSI MORI 2 DEPUTETË PR DHE PD NË OPOZITË
Deri më tani ka qënë Lëvizja Socialiste për Integrim e drejtuar nga kreu i Kuvendit Ilir Meta partia e cila ka siguruar dhe rritjen e grupit parlamentar pas hapjes së punimeve të Kuvendit. Kështu kohë më parë LSI mori në grupin e saj parlamentar deputetin republikan të qarkut të Elbasanit, Luan Duzha, dhe më pas deputetin e PD në qarkun e Lezhës, ish-socialistin Gjovalin Kadeli, duke arritur kështu në kuotën e 18 deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë dhe duke garantuar mazhorancën me 85 deputetë, e aftë për të marrë të gjitha vendimet me shumicë të cilësuar. Rritja e fortë e LSI tregon dhe fuqinë e kësaj partie, e cila rriti dhe sigurinë për të gjithë mazhorancën e drejtuar nga Rama.
Shkrimi u publikua sot (20.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com