Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzon prokurorin Edvin Kondili, Kalaja: 4 vite që nuk hetohet dosja! 46 herë trokasim në SPAK, 0 përgjigje

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar në SPAK një kërkesë ku kërkohet përjashtimi i prokurorit Edvin Kondili nga dosja e Teatrit, pasi sipas tyre janë mbushur 4 vite nga kallëzimi i parë dhe ende nuk është marrë asnjë vendim nga ana e tij.

Përfaqësuesja e AMT-së Adriana Kalaja në një deklaratë për mediat, tha se kanë bërë kallëzim penal ndaj prokurorit Edvin Kondili, pasi sipas saj sot jemi para faktit që nuk ka asnjë hetim në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar dhe personat përgjegjës në Bashkinë e Tiranës dhe në Kryeministri bashkë me kryeministrin.

‘Prokurori Edvin Kondili, i cili prej mbi 4 vitesh që nga kallëzimi i parë, megjithëse u regjistrua me shumë vonesë pasi ne qytetarët e thjeshtë nuk e kemi fatin e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla që i regjistrohet kallëzimi brenda ditës. Nga 31 janari i 2019 kallëzimi është regjistruar më 23 janar 2020 duke bërë që në 23 janar 2024 bëhen plotë 4 vite që nga kallëzimi jonë i parë, qoftë me ‘ligjin special Fusha’, qoftë me VKM-në e transferimit që ka dalë në zbatim të ‘ligjit special Fusha’.

Në vijim kemi kallëzuar të gjithë drejtuesit e Bashkisë Tiranë, drejtuesit e Kryeministrisë duke filluar nga kryeministri dhe ministrat përgjegjës, qoftë për ‘ligjin special Fusha’ qoftë për VKM-në që doli në zbatim të këtij ligji, po mbi të gjitha dhe VKM-në e transferimit të pronës.

Siç jeni në dijeni, në 2 korrik të 2021 Gjykata Kushtetuese shpalli antikushtetues, qoftë ligjin special, qoftë VKM-në e transferimit të pronës së Teatrit Kombëtar, duke detyruar Bashkinë e Tiranës të rikthente pronën siç ka qënë 1 ditë përpara VKM-së, pra siç ka qënë në 7 maj 2020.

Çfarë ndodhi nga ajo periudhë dhe deri më sot? Megjithë besimin që i kemi dhënë SPAK-ut është e vetmja frymë qytetarësh, nuk jemi as forcë politike as ‘ojf’ që të marrim fonde nga poshtë dhe nga lartë por jemi një organizim artistësh dhe qytetarësh që vijmë këtu dhe i japim mbështetje SPAK-ut për herë të 46 sot, pra është hera e 46 që trokasim në SPAK, duke marrë si kundërpërgjigje përplasjen e dyerve fyerjen që na bëhet me mosveprimet e tyre dhe nga ana tjetër një dëm shumë i madh që i bëhet Tiranës dhe Shqipërisë me vijimin e punimeve në sheshin e Teatrit Kombëtar, në kundërshtim me vendimin e GjK-së, në kundërshtim me vetë kallëzimet që ka pranuar SPAK dhe në kundërshtim me pranimin që i është bërë kërkesës tonë nga Gjykata e Strasburgut.

Nisur nga fakti që ne konsumuar të gjitha rrugët ligjore, kemi bërë edhe kallëzim penal ndaj prokurorit Edvin Kondili, kemi drejtuar edhe Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë në lidhje me shkeljet ligjore që ka bërë ky prokuror dhe sot jemi para faktit që nuk ka asnjë hetim në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Nga ana tjetër ju keni qënë dëshmitarë që ne kemi kërkuar masën e sekuestros preventive mbi sheshin e Teatrit Kombëtar si një dispozitë ligjore që e parashikon vetë Kodi i Procedurës Penale, është një masë e parakohshme që të mos agravojë vepra penale.

Sot i kërkojmë prokurorit drejtuesit të SPAK, zotit Altin Dumani, zëvendësimin e prokurorit Edvin Kondili me një prokuror tjetër. Këtë shkresë që do depozitojmë sot do ja bëjmë me dije edhe Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë sepse ne kërkojmë vetëm zbatimin e ligjit. Kemi kërkuar vetëm një përgjigje për një pyetje shumë të thjeshtë, çfarë ka bërë zoti Kondili në 4 vite që e ka fshehur dosjen që ka zënë pluhur. Nëse zoti Kondili na jep një përgjigje shteruese lidhur me dosjen e teatrit ne jemi dakord që ai të vijojë hetimet dhe të çojë para GJKKO-së personat përgjegjës.’- tha Kalaja.

Teatri Kombëtar u shemb në orët e parat të mëngjesit të 17 majit të vitit 2020. Pas shembjes një grup aktivistësh depozituan kallëzim në SPAK në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, për shpërdorim detyre. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gripi: 31/01/2024 12:10

    Tirana behet me tritol tha kjo teleshmenja. Edhe Spakut vendosi tritolin po ta mbajti, ose kendo kenge vaji si tek mitingu i Sali Qametit. Ose shko pushto ambasaden e USA si the atehere. Por keshilla me e mire qe kam une per kete telendare do ishte te shkonte ti mbante uturakun Sali Gerdecit. Per ate pune eshte e pazevendesueshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë