KORCE- Kreu i Partisë “Aleanca Popullore”, Artur Dojaka ka zhvilluar sot një takim me forumin rinor të kësaj force politike në qytetin e Korçës. Kreu i AP vuri theksin sërish tek çështja çame, duke e cilësuar si një kauzë të drejtë dhe të mbështetur nga të gjithë shqiptarët e kudondodhur.
 
Dojaka u shpreh para të rinjve korçarë se “dua që edhe njëherë të përqendrohemi në vazhdimin e fushatës sonë të suksesshme për të arritur ato qëllime që i kemi vetes, të cilat tashmë janë të deklaruara kudo. Aleanca Popullore do ketë 4 mandate deputetësh në mbarë Shqipërinë”.
 
Në takimin e Forumit Rinor të AP-së ka përshëndetur edhe kryesuesi i listës së deputetëve të Aleancës Popullore në Korçë, Stilian Belishta, i cili duke u ndalur te problemet e sotme jo vetëm të rinisë por mbarë shqiptarëve, u bëri atyre thirrje që të votojnë numrin 3, për të ardhmen e tyre dhe për çështjen kombëtare çame.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)