Aleanca: Teatri Kombëtar do shembet në 16-17 nëntor! Mblidhuni ta mbrojmë!..Bashkia e mohon: S'është e vërtetë

Aleanca: Teatri Kombëtar do shembet në 16-17 nëntor! Mblidhuni ta mbrojmë!..Bashkia e mohon: S'është e vërtetë

TIRANË- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka deklaruar se ka marrë informacione se në datën 16-17 nëntor do të bëhet shembja e Teatrit Kombëtar. Në një deklaratë zyrtare, ku i bëhet thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive për të shmangur një gjë të tillë, thuhet se Bashkia do të "shfrytëzojë" aktivitetet për të bërë bllokimin e rrugës dhe zonës përrreth Teatrit.

"Qytetare e Qytetarë të Tiranës e Shqipërisë! Sipas informacioneve paraprake, qeveria e Edi Ramës dhe bashkia e minionit të tij Erion Veliaj kanë synim të sulmojnë dhe shembin Teatrin Kombëtar. Me pretekstin e aktiviteteve që do të zhvillohen më 17 nëntor në Tiranë, do të bëhet bllokimi i rrugës dhe i zonës rreth Teatrit. Me urgjencën që e kërkon ky rast ju bëjmë thirrje të gjithë juve që e lexoni këtë thirrje, të na ndihmoni që sëbashku ta mbrojmë deri në fund Teatrin si qytetarë të lirë të këtij vendi", thuhet në njoftim.

Ato bëjnë thirrje që për të ndaluar shembjen e teatrit, në datën 16-17 nëntor duhet të grumbullohen një minimum me 200-300 persona, për të qëndruar me turne,  të jenë të pajisur me ujë, të mos shoqërohen nga fëmijët dhe të jetë të përgatitur edhe për rast të përdorimit të gazit lotsjellës nga ana e policisë.

"Rritjen e numrit të njerëzve që qëndrojnë me ne në turne gjatë ditës e natës veçanërisht në këto dy ditë. Në mbrëmjen e datës 16 deri drekën e datës 17 duhet të kemi prezencën e të paktën të 200-300 qytetarëve në zonën rreth e brenda ndërtesës; Marrjen me vete të ujit e ushqimeve për t’i dalë përpara rrezikut të izolimit brenda ndërtesës. Të gjitha alarmet që kemi shpërndarë përmes faqes sonë kanë rezultuar të vërteta. Përdorimi i gazit lotsjellës si dhe i dhunës fizike, në episode të mëparshme tregon që metoda dhe mjetet që qeveria ka vendosur të përdorë kundër qëndresës qytetare mund të jenë të rënda.

Ju kërkojmë juve që do të paraqiteni në mbrojtje të Teatrit Kombëtar të mos të jeni të shoqëruar nga fëmijë apo të afërm që kanë probleme shëndetësore. Komuniteti diplomatik në Tiranë me përjashtim të atyre që i nxjerrin publikisht gishtin e mesit protestuesve do të jetë i informuar në detaj për situatën dhe si për përshkallëzime të mundshme të saj. Ne mobilizohemi që sot dhe ftojmë qytetarët e Tiranës, pavarësisht bindjeve të tyre politike, që të jenë me ne! Situata është kritike, Teatri Kombëtar, shteti ligjor, trashëgimia historike dhe secili prej nesh është në rrezik. Qëndresa 20-mujore e qytetarëve duhet me çdo kusht të fitojë mbi dhunën e pushtetit e cila e ka shfaqur qartë që nuk ka kufij dhe as respekt për jetën dhe të ardhmen tonë si popull e si shtet. Po ra teatri, bie shpresa e fundit se gjërat do të ndryshojnë për mirë. Ndaj, të bashkohemi për të mos lejuar hajdutët e veshur me pushtet të shembin Teatrin Kombëtar e me të edhe demokracinë e shpresën në Shqipëri", mbyllet njoftimi.

Megjithatë, pyetur nga Shqiptarja.com, përfaqësues nga ana e Bashkisë e mohojnë një gjë të tillë, sipas së cilëve është një lajm i rremë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gloria: 14/11/2019 19:12

    Kur do te prishet kjo godine plere qe ata plerat qe e mbrojne e kane kthyer ne bordello.... Aty mblidhen zhulsat e te pa laret te tipit Neritan pisanjosi.

    Përgjigju
    • Dory: 14/11/2019 23:29

      Koment vertete i goditur... Pale kur ben dhe si aktor klasi... Njeri pa pike etike e kulture... Ta shembin e te bejne nje teater dinjitoz si ne gjithe boten

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë